Kirurgu australian, Dr Paddy Dewan kryen kontrolle të rregullta në Kosovë dhe Shqipëri.
Ai sapo është kthyer nga vizita e tij e fundit ku ekzaminoi falas 76 fëmijë dhe kreu 36 ndërhyrje kirurgjikale.
Dr Dewan shpëton jetë nëpërmjet ndërhyrjeve që për momentin nuk arrihen të kryhen nga mjekët e atjeshëm, shkruan “sbs.com.au” përcjell Gazeta Shëndeti.
Me anë të tyre ai synon jo vetëm shërimin e fëmijëve, por edhe trajnimin e personelit mjekësor në vend që në të ardhmen do të jetë në gjendje që këto ndërhyrje t’i kryejë vetë.
Të martën që shkoi komuniteti shqiptar në Melburn u mblodh në një mbrëmje bamirëse me qëllim mbledhjen e fondeve për vizitat e Dr Dewan.
Ishte kjo një iniciativë e John Taip, i cili ka kohë që e mbështet punën e Dr. Dewan.
Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.
Reklama
loading...
Lexo edhe: