Skip to main content
Protected by Copyscape

Skandaloze: Mjekët e Klinikës Emergjente kujdestarojnë 12 orë por paguhen për 24 orë


Skandalet nuk kanë të ndalur në Klinikën Emergjente. Në redaksinë tonë kanë arritur informacione të cilat paraqesin skandalin e rradhës në këtë klinikë ku mjekët kujdestarojnë 12 orë por në fletore të kujdestarive e shkruajnë 24 orë pra 12 orë paguhen më shumë edhe pse nuk punojnë fare 12 orë tjera por marrin pare duke qëndruar në shtëpi. 

Edhe më skandaloze është se në fletore figuron se kujdestarojnë 13 mjekë ndërsa në Klinikë mund t'i gjesh 3 deri 4 mjekë.  

Akoma më skandaloze është se infermierët dhe infermieret paguhen 20 euro si ditëve të punës poashtu edhe ditëve të fundjavës dhe kryejnë punë të madhe në këtë klinikë dhe në fakt e "mbajnë gjallë" këtë Klinikë por përkundrazi ata ose ato nënçmohen dhe kërcënohen çdo ditë. Kjo është një padrejtësi skandaloze, e tmerrshme dhe alarmante që po iu bëhet infermierëve.

Në redaksinë tonë kanë arritur informata se të dhënat mund të verifikohen lehtësisht nga evidentimet me kartela në hyrje-daljet digjitale ku të gjithë mjekët e Klinikës Emergjente figurojnë se kujdestarojnë 12 orë ndërsa në fletoret e kujdestarive e shkruajnë 24 orë. Pra një tmerr dhe një skandal i skëterrshëm ku buxheti i Kosovës po dëmtohet padrejtësisht për punë 24 orëshe të cilat në fakt janë 12 orëshe.

Poashtu redaksia jonë është informuar nga shumë burime tjera se edhe pse Mjekët Emergjentë paguhen nga buxheti i Kosovës për triazhimin e rasteve Ortopedike dhe Kirurgjike ata në fakt nuk e kryejnë fare këtë punë por këtë punë ua ngarkojnë padrejtësisht Ortopedëve dhe Kirurgëve të cilët në fakt nuk janë punëtorë dhe as kujdestarë të Emergjencës dhe nuk paguhen për triazhimin e pacientëve por vetëm për rastet që vërtetë janë Ortopedike ose Kirurgjike. Pra 13 mjekët  e Klinikës Emergjente paguhen edhe për triazhimin e rasteve por në fakt nuk e bëjnë asnjëherë dhe kështu e "vjedhin" ose e dëmtojnë buxhetin e Kosovës i cili edhe ashtu është skajshmërisht i vogël. 

13 mjekë paguhen për dy dhoma për dhomën e reanimimit dhe për dhomën e sëmundjeve të brendshme ndërsa edhe pse paguhen për dhomën e Kirurgjisë dhe për dhomën e Ortopedisë ata dhe ato kurrë nuk e kanë bërë triazhimin e rasteve në ato dhoma. Pra një skandal i tmerrshëm dhe një "vjedhje" e parasë publike.

Edhe më skandaloze është se mjekët që kujdestarojnë në Klinikën Emergjente pas kujdestarisë 12 orëshe i kanë pushim 2 ditë tjera pra paguhen edhe kur qëndrojnë në shtëpi sepse pos kujdestarive marrin edhe rrogë jashta kujdestarive.

Shënim: Ky shkrim nuk ka të bëj fare me sulm ndaj asnjë Klinike por thjesht është paraqitje e realitetit që po ndodh dhe ku redaksia jonë është kundër çdo padrejtësie që ndodh kudo ndaj punëtorëve shëndetësor./Gazeta Shëndeti














Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia