Skip to main content
Protected by Copyscape

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion


Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion


Shkruan: Guxim Maloku

Burimi:MedicusOnline

A e dini se në Kosovë kohët e fundit është bërë praktikë tepër e gabuar nga ana e Mjekut të Përgjithshëm dhe Familjar(pjesa më e madhe e tyre) për kolikën abdominale (dhimbjes së barkut)  rreth trajtimit të saj dhe udhëzimit te Gastroenterologu apo Kirurgu Abdominal.

 Në shumicën e herave mjekët e përgjithshëm dhe mjekët familjar(shumica e tyre) bëjnë gabim fatal profesional mjekësor kur çdo pacient/e me dhimbje të barkut e udhëzojnë te Kirurgu Abdominal duke menduar që çdo dhembje e barkut(kolikë abdominale) ka natyrë kirurgjike dhe sipas tyre çdo pacienti të cilit i dhemb barku duhet të operohet (çfarë gabimi trashanik profesional). 

Këtë gabim e bëjnë edhe Mjekët Emergjent e veçanërisht në QKUK të cilët çdo pacient i cili ka dhimbje të barkut i thonë shko te Kirurgu Abdominal duke aluduar që çdo pacient me dhimbje të barkut duhet të operohet pra një veprim i tmerrshëm profesional.

Nëse pacienti ka dhimbje të barkut dhe nuk mund t'a menagjoni atëherë fillimisht duhet të udhëzohet te Mjeku Emergjent ose Gastroenterologu sepse diagnostikën e dhimbjes së barkut e bën Mjeku Emergjent ose Gastroenterologu dhe jo Kirurgu Abdominal. Kirurgu Abdominal merret me operacione dhe jo me diagnostikë. 

Nëse ju mjekë të përgjithshëm dhe Specialistë të Mjekësisë Familjare pacientin me dhimbje të barkut (Colica abdominalis) e udhëzoni menjëherë te Kirurgu Abdominal atëherë ju me atë udhëzim për pacientin keni vendosur që pacienti menjëherë të shkojë në sallë të operacionit sepse vet fjala Kirurg ka të bëjë me një specialist i cili kryen operacione dhe jo me një specialist i cili merret me diagnostikë. Sepse vet fjala Kirurg ka të bëjë me një profesionist i cili merret dhe bën operacione.

Sipas mjekëve të përgjithshëm, Specialistëve të Mjekësisë Familjare dhe Mjekëve Emergjent çdo pacient i cili ka dhimbje të barkut ose Colica Abdominalis duhet të operohet që në të vërtetë është një gabim tepër i madh dhe mund të ndiqeni penalisht për këtë konstatim sepse t'a dërgosh pacientin me dhimbje barku direkt te Kirugu Abdominal për operacion pa pasur ose pa konstatuar sëmundje akute kirurgjike abdominale vërtetë është vepër penale dhe konsiderohet sipas Kodit Penal si shkelje e detyrës Zyrtare ose Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Rreth diagnostikës së dhembjes së barkut merret mjeku i përgjithshëm, mjeku familjar, mjeku emergjent dhe Gastroenterologu. Nëse mjekët e cekur konstatojnë(me ekzaminimet e realizuara fizike, laboratorike dhe imazherike) që pacienti ka sëmundje kirurgjike abdominale dhe duhet të operohet atëherë dërgohet te Kirugu Abdominal. 

Nëse ka ndonjë dyshim rreth dhimbjes së barkut në vend që pacientin ta ekzaminojnë fillimisht dhe të bëjnë ekzaminime laboratorike dhe imazherike ose t'a trajtojnë me medikamente, ata menjëherë shkruajnë udhëzimin. Gabimi tjetër është se në vend që pacientin me dhimbje barku t'a udhëzojnë te Mjeku Emergjent ose Gastroenterologu ata e udhëzojnë menjëherë te Kirurgu duke menduar që çdo kolikë abdominale(dhimbje e barkut) ka origjinë kirurgjike dhe duhet të operohet(çfarë gabimi katastrofal).


Kolikën abdominale të dyshimtë udhëzojeni te Gastroenterologu pastaj nëse Gastroenterologu diagnostikon ndonjë sëmundje me natyrë Kirurgjike abdominale e udhëzon te Kirurgu Abdominal për intervenim kirurgjik. 

Poashtu gabimet janë edhe se pacientët udhëzohen menjëherë pa u kontrolluar fare, pa e pyetur fare për ankesat dhe paraqitjen e sëmundjes dhe pa e trajtuar fare pacientin për sëmundjen përkatëse qoftë në formë të injeksioneve (spazmolitikë, analgjetikë), infuzioneve apo per os.

 Sikur çdo dhembje e barkut të kishte natyrë kirurgjike atëhërë nuk do të mjaftonin as 500 Spitale Rajonale e Klinika Universitare për pacientët që do të operoheshin. 

Pra pacienti me dhimbje të barkut udhëzohet te Gastroenterologu për diagnostikim të mëtejmë dhe jo te Kirurgu Abdominal sepse Kirurgu Abdominal edhe vet termi Kirurg në Etimologji të fjalës ose prejardhje apo kuptim kuptohet si Mjek që bën operacione dhe jo mjek që merret me diagnostikë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Mjekët ligjërisht mund të ofrojnë shërbime vetëm si të licencuar

Seksologu kosovar flet për vdekjet e të moshuarve në motele

Terapia 3D po vazhdon në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Urgjencë

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Punëtorët e shtetit mund të mbesin pa rroga

Kollçaku: Ligji i Pagave është ligj elektoral

Sulmohet me eksploziv QMKF-ja në Pejë, tronditen mjekët

Infermiere nga Ballkani në Gjermani: Biznes i majmë, kaq paguhen ndërmjetësit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët

Ja çka po bëjnë pacientët me Urgjencën dhe Emergjencën!

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Nga 1 janari paga më të larta për 10 për qind në arsim dhe shkencë

2019: Katër mjekë të njohur e lanë QKUK-në për shkak të problemeve menaxheriale

Kushtetuesja mund të kërkojë amandamentimin e Ligjit për Paga

Mjekët ligjërisht mund të ofrojnë shërbime vetëm si të licencuar

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat