Skip to main content
Protected by Copyscape

Spitali i Vushtrisë po e mbingarkon QKUK-në me raste të cilat kanë mundur të kryhen në Spitalin e Vushtrisë

Spitali i Vushtrisë po e mbingarkon QKUK-në me raste të cilat kanë mundur të kryhen në Spitalin e Vushtrisë


Shënim: Redaksia e Gazetës Shëndeti nuk është kundër asnjë Institucioni Shëndetësor por jemi vetëm për përmirësimin e gjendjes në Shëndetësi. Të gjithë e dinë që çdo gjë që është në këtë shkrim është e vërtetë dhe shkrimi nuk është aspak tendencioz ose i qëllimshëm por thjesht është pasqyrim i realitetit në Shëndetësi.

Spitali i Vushtrrisë po e mbingarkon QKUK-në me raste të cilat kanë mundur të kryhen në Spitalin e Vushtrrisë

Se Spitalet Rajonale po i ikin përgjegjësisë dhe po dërgojnë raste të shumta në drejtim të QKUK e vërtetojnë edhe rastet e shumta të cilat po dërgohen nga Spitali i Vushtrrisë pa asnjë kriter për trajtim tretësor në QKUK.

Kohët e fundit në emailin e Gazetës Shëndeti kanë arritur informacione të shumta të detajuara ku tregohet në hollësi se si Spitalet Rajonale po bëjnë selektimin e rasteve, pastaj ku shkruajnë në raport se në mungesë të analizave laboratorike dhe imazherike dërgohen në QKUK mirëpo Gazeta Shëndeti përmes burimeve të saj brenda Spitaleve Rajonale ka arritur të siguroj informacione se në fakt bëhen ekzaminimet laboratorike dhe imazherike  madje edhe në fundjavë por në fakt nuk i dërgojnë fare për ekzaminime dhe arsyetimi në raporte se kinse nuk mund të realizohen ekzaminimet laboratorike dhe imazherike është arsyetim koti dhe ikje prej përgjegjësisë si dhe mund të konsiderohet fuqishëm nga Kodi Penal si keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dënimet janë të rrepta për këto veprime.

Gazeta Shëndeti posedon edhe dëshmi të shumta në datatekën e saj ku shihen raporte të ndryshme në të cilat gjenden arsyetime banale për dërgim në QKUK të pacientëve por disa burime tjera thanë për Gazetën tonë se pacientët po selektohen apo përzgjedhen nga Mjekët e Spitaleve dhe pastaj po na udhëzojnë për Prishtinë me arsyetime që kinse nuk kemi mundësi të bëjmë asnjë ekzaminim. 

Është e turpshme, e tmerrshme, skandaloze, alarmante, e paskrupullt të mos i ofrohet trajtim dinjitoz pacientit kur të gjitha mundësitë janë brenda Spitaleve Rajonale ku madje në disa Spitale funksionojnë edhe ekzaminimet e thella si psh. CT-ja. 

Është akoma më tmerruese kur paguhesh nga shteti për ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe në fakt ti nuk i ofron ato shërbime me aryetime koti.

Këto gjëra duhet të ndalohen ashtu siç i ndalon edhe Kodi Penal ku i ndëshkon me gjoba të mëdha ose me dënim me burg.

Pacienti është i shenjtë dhe nuk duhet të manipulohet me ndjenjat e tij dhe të maltretohen ose keqtrajtohen në këtë mënyrë duke mos i ofruar shërbime mjekësore por duke i udhëzuar menjëherë për Prishtinë.

Specialistët e QKUK-së nuk janë as më të aftë e as më pak të aftë se Specialistët e Spitaleve Rajonale. Shumica e Specialistëve Rajonalë Specializimin e kanë kryer në QKUK dhe i zotërojnë të njejtat aftësi mjekësore me Specialistët e QKUK-së.

Dukuri akoma më negative është edhe kjo që në Spitalet Rajonale edhe pse punojnë aparaturat në të shtetit përsëri pacientit ia bëjnë të gjitha ekzaminimet në privat duke e zhvatur pacientin deri në "palcë" dhe kur e kuptojnë se pacienti nuk e ka as edhe një monedhë më, atëherë e udhëzojnë në QKUK dhe shpesh herë nuk ia shkruajnë në raport udhëzimin për QKUK por i thonë shko në Mjekësi Familjare merre një udhëzim për QKUK dhe kështu ia gjuajnë fajin mjekëve tjerë që kinse mjeku i përgjithshëm ose mjeku familjar e ka udhëzuar dhe jo ne.... e tmerrshme apo jo.  

Këto dukuri negative duhet të ndalen sepse pacienti po e pëson më së shumti dhe familjarët e tyre poashtu. 




Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Gjermani: profesioni i mjekut më i paguar, paga shkon deri 120 mijë euro në vit

SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Dr.Bujar Gashi

Pse Oda e Mjekëve nuk reagon ndaj deklaratës së Milaim Zekës?

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Dhunon mjekun, arrestohet 32 vjeçari

Ja çka do të ndodh vitin e ardhshëm me sigurimin shëndetësor

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat