Skip to main content
Protected by Copyscape

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani


Drejtori i kompanisë ‘Interpersonnel Kosova’, Musa Ahmeti,  që është partner i kompanisë gjermane ‘DEKRA’ ka thënë se kontratat që bën kompania që ai drejton janë të ligjshme dhe të përhershme me shtetin gjerman.
Ahmeti ka thënë se Gjermania kërkon nga vendet ballkanike rreth 70 mijë infermierë, në ndërtimtari rreth 40 mijë, agronomi dhe bujqësi rreth 50 mijë, industri rreth 35 mijë, industrinë e makinave rreth 20 mijë, informatikë dhe teknologji rreth 15 mijë punëtorë.
“Këta punëtorë kanë rroga dhe kushte jashtëzakonisht të favorshme. Ne kemi argumente se një pjesë e mirë e atyre që shkojnë në Gjermani, punojnë dhe nuk shkëputen nga familja. Ata investojnë në Kosovë dhe një pjesë edhe kthehen dhe krijojnë ndërmarrje të vogla dhe të mëdha”, tha ai në RTV Dukagjini përcjell Gazeta Shëndeti.
Ahmeti thotë se qëllimi nuk është të largohet stafi mjekësor nga Kosova, por të trajnohen të papunët që dëshirojnë të punojnë në Gjermani.
“Atyre personave dëshirojmë t’u mësojmë gjuhen gjermane në nivelin përkatës ku ata dëshirojnë të punojnë dhe të certifikohen e të përgatiten profesionalisht në mënyrë që kur të shkojnë në Gjermani të kenë një vend pune të garantuar dhe të kenë një apartament ku do të qëndrojnë, të kenë kushtet e punës dhe kontratë pune”, tha ai.
Drejtori i kompanisë Interpersonnel Kosova thotë se të gjithë ata që përgatiten nga kjo kompani, u garantohet viza dhe vendi i punës deri në pension.
“Kjo kontratë ju garanton rrogë gjermane minimale 1,500 euro neto dhe të gjitha kontributet dhe siguracionet që i kërkon legjislacioni gjerman. Unë them zyrtarisht se në ‘Interpersonnel’ askush nuk ka nënshkruar kontratë me 1,500 euro rrogë. Rroga më e vogël që është nënshkruar për infermierë ka qenë 1,900 euro neto deri në 7,950 euro”.
Ahmeti thotë se rroga e madhe vjen për ata profesionistë që kanë tituj shkencorë, patent shofer, eksperiencë në punë të ndryshme.


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e trurit: A do t’i fikë dritat mjeku i fundit që largohet nga Kosova?

Kosova në prag të grevave të përgjithshme, koordinohen arsimi, shëndetësia dhe policia

Qeveria s’pajtohet me vendimin e Avokatit të Popullit për ta çuar ligjin për pagat në Gjykatë

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Mjekët janë me koeficientin më të lartë të inteligjencës

Uran Ismaili: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve

Të tallesh me popullin, ligji për Pagat shkon në Gjykatën Kushtetuese

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat