Skip to main content

Ministrat Ismaili e Hamza sigurojnë mjekët dhe infermierët: Pagat do t’i merrni me rritje

Ministrat Ismaili e Hamza sigurojnë mjekët dhe infermierët: Pagat do t’i merrni me rritje


Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Bedri Hamaza, kanë zhvilluar sot një takim me profesionistët shëndetësorë.
Të dy ministrat kanë folur për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët dhe u kanë hequr atyre çdo dyshim se kjo do të ndodhë në fund të këtij viti.
“Sot jemi këtu që të ju sigurojmë se pagat do t’i merrni me rritje në fund të këtij viti. Jemi këtu që t’u heqim çdo dyshim që mund të keni rreth pagave”, ka thënë ministri Ismaili përcjell Gazeta Shëndeti.
Në anën tjetër, ministri Bedri Hamza, ka thënë se ministri Ismaili ka qenë një prej ministrave më të “vështirë” për të finalizuar buxhetin.
“Deri e kemi finalizuar buxhetin unë kam zhvilluar së paku pesë takime me ministrin Ismaili. Ai gjithmonë ka kërkuar paga më të mëdha për ju”, ka thënë ministri Hamza.
Ministri Hamaza përmendi edhe rritjen e buxhetit për 55 milionë euro në krahasim me vitin 2017.
Gjatë këtyre dy viteve, përmes rritjes së buxhetit janë blerë më shumë aparatura, më shumë barna dhe janë bëre më shumë investime nëpër spitale.
Tani, nga dhjetori 2019, mjeku specialist në Kosovë, në vend të 600 eurove do të marrë pagë prej 1195 euro
Këto janë pagat më të larta në rajon. Në Shqipëri mjekët specialistë paguhen 556 euro, në Serbi 667 euro, Maqedoni 700 euro dhe në Bosnje 718 euro.
Pagat më të larta në rajon do t’i kenë edhe infermierët në Kosovë në krahasim me ato të rajonit. Me ligjin e ri, infermierët kosovarë do të paguhen deri në 537 euro.
Ndërkohë në Shqipëri, një infermier paguhet 308 euro, në Serbi 343 euro, në Maqedoni 297 euro, ndërsa në Bosnje 306 euro.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit