Skip to main content
Protected by Copyscape

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!


Shkruan: Dr.Besim Guda

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!
Çdo ditë po bindem në të vërtetën e hidhur se çfarë dhe kush jemi. Çdo ditë kjo shoqëri po fundoset në humneren nga e cila vështirë të dilet .
Është kjo ftesë dhe thirrje nga fundi i shpirtit për mjekët, mësuesit-profesorët , prokurorët-gjykatësit, inxhinierët dhe njerëzit e tjerë të dijës që të ndihmojnë këtë vend  para se të fundoset definitivisht.
Ndeshja e djeshme e futbollit në mes të Kosovës dhe Çekisë, më ka forcuar bindjen se fundosja jonë është e pa shmangshme. Urime Kosovë për fitore, por pa dashur parashtroj vetës dhe juve pyetjen që kërkon përgjigje të drejtë dhe shpjegim racional. Çka është kjo eufori nacionale? Cka jane këta njerëz në ekstazë për një gjë krejt të pa “rëndësishme“? Prej nga lekët për bileta dhe shkuarje në stadium për këtë kategori të njerëzve? Apo janë ata që nuk e paguajnë tatimin shtetit të Kosovës, ata që nuk paguajnë kur shkojnë te mjeku, e bile bile edhe e shajnë mjekun, ata që nuk paguajn rrymën, ujin, bërllogun. Janë ata që u dhemb koka kur kalojnë afër shkollave te rrenuara, pa dritare, pa ujë dhe dritë të mjaftueshme, sepse edhe kur ishin nxënës ndiheshin me siklet pranë shkollës, se dyshi ishte nota qe meritonin atëhere.
Vrapimi pas topit dhe muzikës, nuk do ti sjellë shumë lumturi këtij vendi. Politikan injorantë, fodull dhe dinak  fërkojnë duart dhe i gëzohen humbjes së vemendjes së populatës në gjëra të pa rendësishme. Në vend që t’i ngjeshim radhët, të shpallim gjendje alarmi për dobësit në gjithë shtetin tonë, ne, në Prishtinë  dhe ashtu në gjithë Kosovën festonim “trishtueshëm “ për këtë fitore koti, sikur punët ti kishim si është më së miri. Në stadiumin “Fadil Vokrri “do të duhej të ishin hiq më shumë së 3000 shikues, dhe bileta të kushtonete mes një apo dy eurove, sepse kështu e kemi punën ne.
Kosova nuk ka asnjë sistem, e sistemi i vlerave është rrëzaur për tokë dhe kthyer prapsht. Ata të cilët duhet ta ngrejnë këtë vend të ec përpara janë dorëzuar. Porfesionistët si mjekët, profesorët-arsimtarët, juristët- gjykatës e prokuror e avokat, inxhinier e agronom e kanë humbur betejën në Kosovë. 
Të infektuar dhe të hyperinflacionuar me numër të pafund të ashtuquajturve “profesione”profitabile ndodhemi në një udhëkryq të madhë. Shumë nga ato profesione  do tua dobësojn apo mbysin motivimin. Por nëse pyesni një njeri të menqur cili profesion është më i miri, pa dyshim do të pergjigjej së  ne grupin e profesioneve më të shkelqyera gjithsesi bejnë pjesë: mjeku , profesori, avokati, gjykatesi, inxhinieri. Po të pyesni të gjithe prindërit në gjithë botën, kush nuk do të deshironte që fëmija i tijë të  bëhet mjek, profesor, jurist, apo inxhiner. 
Lloj lloj analfabetsh apo gjysëm analfabet të cilët vetën shumë lehtë e quajnë Pi-ar apo menaxher, udhëheqese televizionesh te pa shkolluara e quajnë veten gazetare, këngëtar rrugësh e quajn veten artist, e të mos flasim për të ashtuquajturit drejtorët artistik pa shkolle, biznes konsultantët, bek-ofis administratorët , velnes konsultantët, event kordinatorët, kopi-print operatorët, marketing konsultantët, ofis asistentët, portfolio menaxherët, produkt dizajenerët. 
Prapa ketyre thirrjeve dhe titujve glamuroz zakonisht fshehen injorantë që mendojnë se reputacioni arrihet brenda natës, fshehen ata që nuk kan pasur kurajo të mësojnë, të nxejnë karrigën dhe tëbejnë një shkollë si duhet, ata të cilet ndrrojnë profesionet dhe thirjet sikur corapet e ndyera.
Mos harroni se mjek, profesor, inxhinier e jurist askush nuk mund ta quaj vetëveten pa qen i tillë.
Të parët mbizotrojnë pasuri , objekte e lokale, hotele e restorane, Ju mbizotroni dijen. Mos lejoni  që injorantët dhe bashibuzukët , pronarët e restoranteve të ndryshme, firmave , kompanive, avionëve privatë e jahtave tu mbajne leksion mbi suskesin. Suksesi është i iuaji , sepse ata kane vetem metrat katror dhe motoret e makinave. Ju jeni intelektualët e ketij vendi-ardhmëria e tij.
Të mos lejojmë të ngrisim në qiell profesione të pa “rëndësishme”, mos t’i bëjmë heronj fëmijët tanë në fushën e futbollit apo në binën e muzikës , por të bëhen heronjë në spital, shkollë, uzinë, gjykatë, në arë, sepse aty më së miri i shërbejnë vendit.
 Më të mirët e vendit mos të lakmojnë injorancën por të lakmojnë dijën, punën sakrificën, angzhimin në të mirë të shtetit.
Më të mirët nga JU duhet të qendrojnë në Kosovë, ti kthejnë dinjitetin e nëpërkembur, të kthejnë shpresën vendit. Trendi i ikjes nga Kosova duhet ndërpre, jo me deklarata boshe, jo me ndeshje futbolli e me spektakle muzike, por me programe nacionale të ruajtjes së mendjes. Çdo i ditur e ka vendin këtu, këtu peshon shumfish më rëndë. 
Ti japim shansin dijes…


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

Zvicër: 1 në 10 pacientë, të dëmtuar nga trajtimi mjekësor

Zvicër: Mjekët fitojnë miliona, invalidët i shpallin të aftë për punë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Mesazhi i mjekut milioner që vdiq nga kanceri: Paratë nuk sjellin gëzim…

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim final me Doktorin dhe Perëndinë

Shifrat alarmante, Elson Jacaj: 7 mijë infermierë të larguar në total

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat