Skip to main content

Avokati i popullit po e shqyrton mundësinë e dërgimit të Ligjit për paga në Gjykatën Kushtetuese

Avokati i popullit po e shqyrton mundësinë e dërgimit të Ligjit për paga në Gjykatën Kushtetuese


Burimi: Telegrafi

Avokati i Popullit ka njoftuar se aktualisht është duke i trajtuar ankesat e paraqitura nga subjekte të ndryshme të sektorit publik lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2019. 

Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjit në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe të barazisë para ligjit, nën pretendimin se ligji nuk e ka arritur qëllimin e proklamuar me rastin e miratimit të tij: “pagë të barabartë për punë të barabartë.”

Në fillim të kësaj jave, Avokati i Popullit, me kërkesën e tyre, është takuar me Sindikatën e Arsimit, me Sindikatën e Shëndetësisë dhe me Sindikatën e Policisë, lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Këto sindikata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mundësinë e dërgimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Për më shumë, këto sindikata, nëpërmes mediave, janë shprehur se ky ligj nuk guxon të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, duke kërcënuar edhe me “kolaps të shtetit”.

Avokati i Popullit, në pajtim me nenin 113, paragrafi 2(1), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është palë e autorizuar për ta ngritur, mes tjerash, çështjen e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Më tej, Avokati i Popullit thekson se, sipas nenit 113, paragrafi 2, të Kushtetutës:
“Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga organet, as nga institucionet dhe as nga autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtetin në Republikën e Kosovës.”

Për më shumë, Avokati i Popullit konsideron se deklarimet e Sindikatës së Shëndetësisë, të Sindikatës së Arsimit dhe të Sindikatës së Policisë se Avokati i Popullit nuk guxon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat si dhe kërcënimet për “kolaps të shtetit” paraqesin kërcënim kundër rendit publik dhe kërcënim ndaj Avokatit të Popullit, gjë që do të mund të përbënte vepër penale të sanksionuar me Kodin Penal nr.06/L-074 të Republikës së Kosovës, neni 401 [Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare] dhe neni 205 [Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik].

Avokati i Popullit deri më tani ka pranuar 30 ankesa lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, në mesin e tyre edhe ankesa nga të punësuarit në shëndetësi, në arsim dhe në polici. Përveç në rastet kur Avokati i Popullit pranon ankesa nga personat fizikë dhe juridikë, Avokati i Popullit, në pajtim me Ligjin për Avokatin e Popullit (neni 16, par. 4), ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo qoftë me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, nga dëshmitë dhe nga faktet e paraqitura me parashtresë, ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e autoriteteve janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, me ligje dhe me akte të tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Avokati i Popullit rikujton se, gjatë ushtrimit të mandatit të vet, nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga organet, as nga institucionet e as nga autoritetet e tjera, duke përfshirë këtu edhe sindikatat e sipërpërmendura. Çfarëdo ndërhyrje, udhëzim apo kërcënim në këtë drejtim, Avokati i Popullit do ta konsiderojë pengim të punës së tij zyrtare”, thuhet në njoftim.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni - Themelues i Kirurgjisë moderne kosovare

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

Arsim Gërxhaliu ironizon me mjekët kosovarë: Kështu mbrohemi nga koronavirusi, jo me maska siç bëni ju!

Kontratat me OJQ-të janë shfrytëzuar për të punësuar staf shëndetësor në QKMF

Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci: Jemi duke përjetuar stres nga e mira

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit