Disa faktorë që ndikojnë në masë të caktuar në rritjen e tensionit arterial
Ndër faktorët e argumentuar që kanë rol të rëndësishëm në ngritjen e vlerave të tensionit të gjakut janë:
1) Temperaturat e ulta të ambientit.
2) Gjendjet shqetësuese neurotike, duke përfshirë frikën apo gjendjet konfliktuoze dhe depresive.
3)Prezenca e dhimbjes, posaqërisht dhimbjet muskulo-skeletale, me theks të veçantë ato të regjionit të qafës.
4) Aktiviteti fizik apo më konkretisht të folurit e tepruar para matjes së tensionit arterial.
5) Rritja graduale e tensionit arterial që nga orët e pasditës deri në orët e hershme të mëngjesit.
6) Gjatë pirjes së duhanit gjithashtu paraqitet një rritje e moderuar e tensionit arterial.
7) Koha e të ushqyerit, deri disa orë pas saj.
8) Kolla intenzive qoftë me etiologji astmatike apo tjetër.
Në 20 pacientë të ekzaminuar në mënyrë sistematike për 6 muaj me radhë në temperatura të ulëta tensioni arterial ka qenë në vlera më të ngritura se sa kur ata janë ekzaminuar në temperatura të larta.
Prandaj pacientëve me hipertension u rekomandohet që në të shumtën e kohës të qëndrojnë në temperatura optimale.
Një hulumtim i bërë për disa muajve duke simuluar të folurit në telefon mobil te personat me hipertension dhe me kohëzgjatje zakonisht 30 minuta.
Pastaj është bërë matja e tensionit arterial.
Te shumica e pacintëve ka rezultuar ngritje e vlerave të tensionit, madje deri në 30 mmhg dhe se zakonisht pas një ore kthehet në vlera të mëparshme.
Të gjithë ata pacientë që në vete manifestojnë frikë, depresion apo gjendje konfliktuoze kanë manifestuar ngritje të përnjëhershme tensioni arterial.
Numri më i madh i pacientëve të cilët kanë patur konflikt qoftë verbal apo fizik me personelin mjekësor, në matje të tensionit kanë rezultuar me vlera të larta të tensionit arterial.
Në praktikën profesionale kemi vërejtur se numër i konsideruar i pacientëve me dhimbje muskuloskeletale, edhe pse disa nuk ishin të diagnostikuar me hipertension, ata prap se prap kanë patur hipertension.
Gjithashtu vlenë për përdoruesit e duhanit, provokimet e kollës etj.
Sidoqoftë të gjithë këta faktorë nuk janë simbolikë sepse rritja mbi 20 mmhg ka një domethënie të madhe në shtimin e rrezikut nga një goditje në tru apo gjetiu e që rrezikon jetën e pacientit.
Specialist i Mjekësisë Familjare, Dr. Istref Plakolli
Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.
Reklama
loading...
Lexo edhe: