Skip to main content
Protected by Copyscape

Mjekët, infermierët e studentët e mjekësisë po e lëshojnë masivisht Kosovën


Kushtet në të cilat kryejnë punën e tyre, nuk janë të përshtatshme.

Pavarësisht premtimeve që iu dhanë punonjësve shëndetësor, pak investime janë bërë në ambientin ku ata punojnë.

Këto premtime që u dhanë nder vite, duket se janë parë me skepticizëm nga përfaqësuesit e punonjësve shëndetësor, të cilët kanë humbur besimin se kushtet e tyre mund të përmirësohen.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla theksoi që për ti arritur këto premtime, Kosovës do t’i duhen edhe 5 mijë mjekë e infermierë.
“Për me i dhënë një shërbim çfarë po thonë  politikanët tonë popullit na duhen edhe 5 mijë punëtorë, që ëndërr ka me qenë, sepse ju po e shihni që as nuk po duan me punësuar. Nevojat e Gjermanisë  e shteteve të Evropës janë në rritje  e sipër sepse atje kemi trend të plakjes dhe nuk kemi profesionistë shëndetësorë të mirëfilltë dhe këtu nuk kemi çfarë të fshehim. Nëse Gjermania brenda vitit kërkon afër 120 mijë punëtorë shëndetësorë duke përfshirë mjekë, infermierë sidomos për përkujdesje për pleq, ata kanë gjetur një teren shumë të përshtatshëm që quhet Kosovë dhe Shqipëri.”
Por, mjekët e infermierët duken se nuk janë të vetmit që planifikojnë të largohen nga Kosova.
Në bazë të një studimi që është bërë vitin e kaluar, është parë se nga Kosova kanë plan të largohen edhe 75 për qind të studentëve të mjekësisë.
E krejt kjo pasi që për ta nuk po krijohen kushte të përshtatshme për punësim
“Vitin e kaluar e kemi bërë një studim dhe i kemi pyetur edhe studentët 75 % e studentëve kanë thënë ‘PO’, ne po e kryejmë fakultetin  e mjekësisë që të dalim jashtë, asnjëri edhe pse ne i shkollojmë këtu nuk mendon të qëndrojë, dhe këto janë për shkak të politikave të gabuara e që edhe një deklaratë e tillë ka me i nxit tash jo vetëm mjekët e rinj sepse nuk e shohin perspektivën. Duhet të mendohet mirë kur flitet për shëndetësi si do ta ndalim këtë rrugë, sepse normalisht që Evropa i pret me krah hapur, nëse i ke shkollua ke shpenzua si shtet si familje.  Po rrezikojmë shumë si Bullgaria, si Rumania si Serbia tash, si Shqipëria. Mirëpo këtu ende është duke shkuar në heshtje sepse nuk kemi marrëdhënie të mirëfillta  ndërshtetërore dhe kompanitë kanë filluar me ardhur duke i rekrutuar infermierët”
E kreu i  FSShK-së, pati edhe  disa kërkesa për Qeverinë e ardhshme.
Ai kërkojë nga partitë politike, që të paktën të realizojnë ato premtime të cilat ata i kanë dhënë gjatë fushatave të tyre.
“Kërkesat janë të qarta duhet të mbahen premtimet të cilat janë dhënë para elektoratit. Kjo do të thotë rritja e buxhetit, federata insiston dhe kërkon që  buxheti të rrihet, LDK ka kërkuar 200 milionë, mirëpo le të i ikin asfaltit dhe të investojnë në shëndetësi. E dyta të rritet mirëqenia e punëtorëve shëndetësorë, këtu nuk kemi as siguri as shëndet në atë vend të punës. E treta sistematizimi i vendeve të punës dhe depolitizomi, kemi vende ku nuk kemi mjek ne duhet të i sistemojmë ata mjek, sa ma shpejt të rregullohet furnizimi dhe të ndryshohet sistemi i prokurimit në shëndetësi, kemi një udhëzim administrativ për nivelizim dhe atë duhet me shfrytëzua”
Ani pse qeveritë e mëparshme premtuan sigurime shëndetësore, Syla  tha se kjo gjë  i mbetet kësaj qeverie që të finalizojë këtë proces të nisur vite më parë./Gazeta Express



Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Gjermani: profesioni i mjekut më i paguar, paga shkon deri 120 mijë euro në vit

SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Dr.Bujar Gashi

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

Pse Oda e Mjekëve nuk reagon ndaj deklaratës së Milaim Zekës?

Dhunon mjekun, arrestohet 32 vjeçari

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

LIGJI PËR PAGA NË SEKTORIN PUBLIK, NUK PO I GËZON TË GJITHË

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat