Skip to main content
Protected by Copyscape

Në QKUK këtë vit u realizuan 3500 procedura invazive

Në QKUK  këtë vit u realizuan 3500 procedura invazive


Po i zhvillon punimet Konferenca e parë për trajtim të hershëm të infarktit të miokardit.
 
Moto e kësaj  konference  është “Koha shpëton jetë”, kurse në të, përveç  kardiologëve invazivë nga QKUK, po marrim pjesë edhe profesorë dhe profesionistë nga vendet e tjera, e po ashtu mjekë dhe infermierë të profileve të tjera.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, shpjegoi vështirësitë, pengesat dhe rrugëtimin e gjatë deri në vënien e themeleve të Kardiologjisë Invazive.

Drejtori Sejdiu rikujtoi se në vitin 2003 ishte kryer koronarografia e parë nga ekip vendor, pjesë e së cilës ishte edhe ai, kurse për shkak të pengesave që kishin, tek më 2010 kishin vendosur stentin e parë në QKUK.

Duke krahasuar shifrat ndër vite, ai theksoi se ka rritje të vëllimit të punës, pasi që tashmë ky shërbim punon 24 orë dhe trajton edhe rastet e infarkteve akute në dy orët e para.  
 “Vitin e kaluar kemi pasur 2500 procedura në Kardiologjinë Invazive dhe ky vit na gjen me 3500 procedura invazive. Mund të themi se jemi në rrugë të mbarë që në Kosovë pacientët të trajtohen në mënyrë moderne- pra stentim në dy orët e para“,  përfundoi ai.

Në anën tjetër, dr. Tefik Bekteshi, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë me  Kardiologji Invazive, tha se  nuk qëndrojnë keq sa i përket trajtimit të infarktit të  miokardit, përderisa në konferencë kanë ftuar kolegë nga Sllovenia dhe Maqedonia për të bërë prezantimet dhe shkëmbimin e përvojave.

“Vitin e kaluar kemi filluar të kujdestarojmë, të jemi prezent dhe gjithë pacientët qe kanë pasur infarkt miokardi,  ekipi ka qenë i gatshëm për intervenim, pra bëhet intervenimi përmes një shpimi në lëkurë, vije deri në nivel të zemrës me mjete të ndryshme dhe rikanalizohet arteria, e cila fillimisht është mbyllur dhe është fajtore e infarktit të miokardit, i cili është prej sëmundjeve më vdekjeprurëse, që është një sfidë e madhe e mjekësisë moderne”, sqaroi dr. Bekteshi.

Sipas tij, vdekshmëria e infarktit të miokardit përpara ka qenë mbi 30% dhe si Kosovë, sa i përket vdekshmërisë e trajtimit të infarktit të miokardit, jemi njëjtë me shtetet tjera të botës. Tutje, drejtori i klinikës, tha se ky projekt fillimisht ka filluar në Prishtinë dhe në 2 vitet e ardhshme do të zgjerohet në tërë Kosovën.

Në konferencë po paraqiten prezantimet nga Sllovenia dhe Maqedonia, kurse prezantime pati edhe nga mjekët nga Kosova.

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Dr.Sami Uka: Grevë? Kundër kujt?

Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Ligji për Pagat: Doktorët të premtën në grevë!

A do të dalin pagat me rritje: Vjen përgjigja nga Ministria e Financave

Dr.Arbër Morina: Kirurgët nuk janë në grevë

Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen pagat me rritje

Mjekët janë me koeficientin më të lartë të inteligjencës

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Dr.Sami Uka: Grevë? Kundër kujt?

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat