Kur ke punë me një popull me mentalitet mesjetar ose parahistorik, me mendje të mykosur që hallet e tij dhe problemet shtëpiake e jetësore të tij i shkarkon te personeli shëndetësor atëherë kjo vërtetë tregon se ky popull nuk meriton kurfarë shërbimi shëndetësor.
Vërtetë është për të ardhur keq sesi një mjek ose një infermier të sulmohen në vendin e punës duke ofruar shërbimin shëndetësor maksimal vetëm pse dikujt ose një pacienti mendjekrisur iu ka tekur që të shfryej mllefin ndaj jetës dhe ndaj vetes tek dikush tjetër në këtë rast te mjeku.
Dje u sulmua Dr.Bujar Gashi por Oda e Mjekëve të Kosovës akoma nuk ka reaguar ndaj këtij veprimi tejet skandaloz të ndodhur në vendin e punës.
Oda e Mjekëve të Kosovës së paku duhet t'a dënoj këtë sulm qyqar dhe t'a klasifikoj si akt të turpshëm dhe të ftoj organet kompetente të merren me rastin.
Poashtu duhet të kërkohet dënim maksimal ndaj sulmuesit të mjekut dhe të bëj thirrje që veprime të tilla të mos përsëriten më.
Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.
Reklama
loading...
Lexo edhe: