Skip to main content
Protected by Copyscape

Pa shërbime emergjente shëndetësia Kosovare do të kolapsojë për 2 orë.




Burimi: Profili në FB i Dr.Avdi Tahiri

Spitali i përgjithshëm Ferizaj
                                         
                                                REAGIM

Mbrëmë  gjatë orarit të tij të punës në vendin e tij të punës para pacientit është sulmuar fizikisht Dr.Sefedin Fazliu nga familjarët e pacientit që ka qenë duke e trajtuar pikërisht atë pacient.

Dr.Sefedini është njëri ndër mjekët më të përkushtuar që ka spitali ynë por mund të them edhe në nivel vendi. sot  aktualisht ushtron detyrën si Shef i Shërbimit Emergjent në S.P.Ferizaj i cili asnjëherë nuk heziton dhe nuk priton t’ju ofrojë ndihmë pacientëve edhe pse ndonjëherë  stërngarkuar me punë,sepse edhe pse Shërbim Emergjent mbi 90% të rasteve që kërkojnë shërbim te ne janë jo emergjente.Unë si koleg dhe mik i tij jam me fat që punoj dhe ndaj obligimet me të.

Ky rast është i  treti brenda dy muajve që nga persona të pandërgjegjshëm dhe të trimëruar nga agonia e drejtësisë Kosovare dhe atyrë që udhëheqin me shëndetësinë  sulmohen tre puntorë  shëndetësor në shërbimin tonë(infermierët Arjeta Salihu dhe Shkëlqim Neziri),por edhe në shërbimet tjera emergjente në mbarë Republikën e Kosovës.

Shërbimet  Emergjente në nivel vendi janë mjedise ku çdo ditë të lume shpëtohen jetë njerzish e njëheritë edhe mjediset ma të pasigurta për punë.Nuk ka shancë të kalojë një ditë punë në shërbimin tone pa kaluar ndonjë puntor nëpër sharje,kërcnime e gjëra tjera poshtruese nga njerzë të paskruplltë ku gjithë mllefin e tyre nga përditshmëria në pamundësi ta bëjnë tjetërkund e bëjnë tek ne sepse ne nuk mbrohemi nga askush,në hapsirat tona futen pas asnjë pengesë kush mundet edhe ata që nuk janë pacientë sepse ne nuk kemi mbrojtje nga askush.Kur kësaj i shtohet edhe deklaratat e lloj lloj personi publik nëpër portale  se duhet sulmuar mjekët atëherë kjo dukuri merr karakter shtazarak.
Shërbimi Emergjent  nuk ka roje sigurie edhe pse si shef i këtijë shërbimi 5 vjet rresht kam kërkuar nga drejtoria ,kjo kërkesë asnjëherë nuk është aprovuar.Këtë gjë e ka bërë edhe vetë dr.Sefa.Mjekët dhe personeli shëndetsor janë bërë thes boksi sepse nuk mbrohemi .

Njerzë,a mundeni të hyni në objektet qeveritare,të drejtësisë,gjyqe ,banka apo edhe shërbimet komunale pa kaluar së paku në dy dyer sigurie dhe roje që bëjnë kontrolla si ne do sulmojmë e jo për të kryer shërbime.

Ata që kanë këto privilegje nuk janë aspak të rëndësishëm se sa ne.
Nuk ka asnjë shërbim në Republikën e Kosoves ku kryhet punë ma shpejtë se në shërbimet emergjente ,jo vetëm në shëndetësi,por edhe në çdo shërbim tjetër.
Koha e pritjes në shërbimet emergjente në Evropë  e botë është mbi 5 orë, tek në 0-5 minuta.

Mjekët emergjent dhe infermierët që punojnë në këto shërbime janë aset shumë i rëndësishëm dhe jetik për shëndetësinë në mbarë botën dhe mjekët më të vlerësuar,më të çmuar dhe mbrojtur  ku polici e ruan në çdo çast, ndërsa tek ne, ma i mbingarkuari me punë ,më i pa  vlerësuari dhe ma  rrezikuari gjatë punës së tij.

Pa shërbime emergjente shëndetësia Kosovare do të kolapsojë për 2 orë.

Prandaj,ju bëj thirrje të gjithë atyre duke filluar nga MSH,gjykatat e prokuroria por edhe nga Sindikata e  Oda e Mjekëve ti reagojnë dhe ti dënojnë këto akte qyqare ndaj nesh ,sepse neve nuk do t’na mbetet gjë tjetër veçse të ikim nga ky vend e pastaj dimrin e madh  do e vuani pa ne.

Dr.Avdi S.TAHIRI
Specialist i Mjekësisë Emergjente.

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Gjermani: profesioni i mjekut më i paguar, paga shkon deri 120 mijë euro në vit

SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Dr.Bujar Gashi

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

Pse Oda e Mjekëve nuk reagon ndaj deklaratës së Milaim Zekës?

Dhunon mjekun, arrestohet 32 vjeçari

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

LIGJI PËR PAGA NË SEKTORIN PUBLIK, NUK PO I GËZON TË GJITHË

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat