Skip to main content

PËR 5 VJET BIE NATALITETI MBI 30% NË KOSOVË

PËR 5 VJET BIE NATALITETI MBI 30% NË KOSOVË, Nataliteti, Lindshmeria

Kjo ulje për vetëm 5 vjet po konsiderohet shumë e rrezikshme për shtetin, për familjen, ashtu edhe për shoqërinë dhe është ulja me madhe në historinë e Kosovës, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.
Faktorët kryesor që po shihen si shkaktar i rënies së natalitetit në Kosovë janë kushtet e vështira ekonomike, ligji i lehonisë, planifikimi  familjar, politikat shtetërore dhe migrimi më i madhi në Ballkan dhe Evropë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në të gjithat maternitetet në Kosovë, numri i lindjeve ka shënuar rënie çdo vit. Në vitin 2014, janë regjistruar 32,087 lindje, në vitin 2015, janë regjistruar 31,116 lindje, në vitin 2016, janë regjistruar 30,069, në vitin 2017, janë regjistruar 30,025 lindje dhe në vitin 2018, janë regjistruar 22,761.
Për rënien e natalitetit flasin edhe statistikat e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas të cilave në vitin 2014 kanë qenë 10 mijë e 307 lindje, në vitin 2015, 9 mijë e 443 lindje, në vitin 2016, 10 mijë e 139 lindje, në vitin 2017, 10 mijë e 161 lindje, në vitin 2018, 9 mijë e 963 dhe në 9 mujorin e vitit 2019, 7 mijë e 256 lindje.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli tha për KosovaPress, se është bërë si një lloj “trendi”, në vendet e zhvilluara ku qiftet vendosin të bëjnë fëmijë sa edhe kanë mundësi t’i mbajnë ata Ismajli shtoi se kishte qenë mirë që shteti të stimulojë lindjet duke zgjatur pushimin e lehonisë dhe duke ndihmuar në rritjen e tyre.
E sociologu Ferdi Kamberi ka thënë për KosovaPress, se kjo ulje është shumë e rrezikshme si për familjen, ashtu edhe për shoqërinë sepse sipas tij, mos planifikimi familjar dhe shtyrja e martesës, bën që mundësia për pjellshmëri të jetë më e vogël dhe nëse nuk ka natalitet, rritet mortaliteti, atëherë kjo është vetëm barrë për shtetin sepse popullsia plaket dhe nuk ka të rijnë që të punojnë.
Kamberi u shpreh se për ngritjen e natalitetit ndikon edhe aspekti politik, pra nënat e reja duhet të kenë përkrahje nga institucionet shtetërore.
Rënia e natalitetit sipas njohësve të kësaj fushe është gjendje alarmante dhe rrezikon shoqërinë kosovare. Sipas tyre, për të ngritur natalitetin, shteti duhet të investojë më shumë në këtë fushë duke ndihmuar financiarisht në rritjen e fëmijëve.
Kujtojmë se në Kosovë, ligji i punës parasheh që për secilin fëmijë të lindur, nënës t’i takojë pushimi i lehonisë prej një viti, ku gjatë tre muajve të parë të pushimit të lehonisë, pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim prej shtatëdhjetë për qind 70% të rrogës bazë, pastaj gjashtë muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej pesëdhjetë për qind 50% të rrogës mesatare në Kosovë.
Ndërkohë, gruaja e punësuar ka të drejtë, sipas këtij ligji, që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre muaj të tjera pa pagesë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni - Themelues i Kirurgjisë moderne kosovare

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

Arsim Gërxhaliu ironizon me mjekët kosovarë: Kështu mbrohemi nga koronavirusi, jo me maska siç bëni ju!

Kontratat me OJQ-të janë shfrytëzuar për të punësuar staf shëndetësor në QKMF

Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci: Jemi duke përjetuar stres nga e mira

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit