Skip to main content
Protected by Copyscape

Policët do të paguhen për rrezikshmëri e mjekët akoma jo

Policët do të paguhen për rrezikshmëri e mjekët akoma jo


Nga 16 deri në 40 për qind të pagës bazë do të jenë shtesat që do të përfitojnë zyrtarët policorë në rast se hyn në fuqi Projektudhëzimi Administrativ për shtesën e posaçme në pagë për rrezikshmëri të zyrtarëve policorë dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Në Policinë e Kosovës, në bazë të Projektudhëzimit që këtë javë ka dalë në konsultim publik, do të ketë nëntë nivele të rrezikshmërisë, shkruan sot Koha Ditore. Ndërkohë që për pjesëtarët e IPK-së ka vetëm një nivel dhe ai është i njëjtë për të gjitha pozitat të cilat, sipas këtij dokumenti, për rrezikshmëri do të përfitojnë 20 për qind të pagës bazë.

Në këtë projektudhëzim nuk është llogaritur kostoja totale e tij. Ndërkohë që në një llogaritje që thuhet se është bërë për nevoja të identifikimit të masës monetare lidhur me pagesën e shtesave mbi pagën bazë prej 20 për qind, për 99 pozita, vlera e shtesës është më e madhe se 174 mijë e 47 euro në vit.

Ndërsa mjekët me gjithë rrezikshmëritë në punë të cilat janë edhe vdekjeprurëse përsëri duket se rrezikshmëria e tyre do të mbetet në "hapësirën e harresave".


Ky projektudhëzim është derivat i Ligjit për paga në sektorin publik, i cili është paraparë të hyjë në fuqi, në dhjetor të këtij viti. “Ky udhëzim zbatohet për të gjithë zyrtarët policorë, të cilëve mbështetur në ligj dhe në përputhje me pozitën/vendin e punës, sipas strukturës organizative të Policisë, u takon shtesa për rrezikshmëri, siç përcakton Ligji për Pagat në sektorin publik”, thuhet nenin 2 të këtij projektudhëzimi./Ekonomia Online/ Gazeta Shëndeti


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Dr.Sami Uka: Grevë? Kundër kujt?

Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Ligji për Pagat: Doktorët të premtën në grevë!

A do të dalin pagat me rritje: Vjen përgjigja nga Ministria e Financave

Dr.Arbër Morina: Kirurgët nuk janë në grevë

Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen pagat me rritje

Mjekët janë me koeficientin më të lartë të inteligjencës

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Dr.Sami Uka: Grevë? Kundër kujt?

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat