Skip to main content

Shtohen foshnjat me anomali, mjekët: Shtatzënat vijnë në kontroll me paketën e cigareve



Shtatzënia është një proces që ka rregullat e veta që duhen zbatuar në mënyrë shumë strikte. Por kohët e fundit vihet re një shtim i numrit të femrave, që kanë një lloj papërgjegjshmërie në lidhje më krijesën që rritin brenda vetes.“Vitet e fundit, kemi vënë re në punën tonë të përditshme, një rritje të numrit të bebeve që lindin me anomali, të sistemeve të ndryshme të trupit. Kemi shumë paciente, që të kërkojnë leje, nëse mund të pijnë një gotë verë ose birrë pa alkool gjatë shtatzënisë. Përgjigja jonë është ‘jo’. Ka paciente që e kanë pirë duhanin dhe kur mësojnë për shtatzëninë, të thonë, a mund të pi dy tre cigare në ditë. Ti i thua 0 cigare në ditë. Kam patur paciente që gjatë vizitave më vinin me paketë cigaresh dhe thoshin, nuk mund të heq dorë doktoresha, kam hequr dorë nga shumë gjëra të tjera, duke të lënë të kuptoje, që mund të kishte përdorur lëndë narkotike më përpara”, tha mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi.Nënat kanë informacione të bollshme si nga mjeku edhe nga interneti lidhur me shtatzëninë.
“Ka ardhur në rritje numri i pacienteve që ‘nuk të dëgjojnë’. Ajo gota e verës, ai duhani, drogat psikotrope, përkthehen në beba të lindur me anomali, që janë një dhimbje jo vetëm për çiftin, por edhe për shoqërinë, edhe për mjekun, sepse asnjë mjek nuk do të donte që të sillte në jetë një fëmijë me anomali celebrale, të zemrës, të traktit gastrointestinal, të rrugëve urinare, të trurit etj”- shtoi Kroi.Femra pëson ndryshime hormonale jo vetëm përgjatë 9 muajve, por edhe pas lindjes, me atë që njihet si depresioni postpartum.“Ka një rritje të numrit të pacienteve, që marrin mjekim për probleme të shëndetit mendor, para apo dhe gjatë shtatzënisë. Medikamente për ankthin, depresionin. Pjesa më e madhe kanë marrë Xanax, Valium, i vazhdojnë ato edhe gjatë shtatzënisë. Patjetër që ky mjekim duhet ndërprerë, nëse janë produkte psikotrope. Prandaj gjenden metoda alternative, si psikoterapia, komunikimi i vazhdueshëm me psikologun, që ankthin e 9 muajve ta kalojë lehtë edhe depresionin postpartum gjithashtu. Personalisht kam patur shumë raste të tilla dhe jam shumë e kënaqur që ja kemi dalë”- u shpreh mjekja.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit