Skip to main content
Protected by Copyscape

Tragjedia e heshtur që po prek fëmijët e sotëm (Prindër, lexojeni sa nuk është vonë)

Tragjedia e heshtur që po prek fëmijët e sotëm (Prindër, lexojeni sa nuk është vonë)


“Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë para se një brez i tërë të shkojë nën trajtim me ilaçe.

Një tragjedi e heshtur që po ndodh tani, në shtëpitë tona dhe ka të bëjë me gjënë më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë. Nëpërmjet punës sime me qindra fëmijë dhe prindër si një ergoterapiste, kam parë këtë tragjedi duke u shpalosur përpara syve të mi. Fëmijët tanë janë në një gjendje emocionale shkatërruese!”.
Kështu fillon një artikull nga Victoria Prooday, një psikoterapiste kanadez (me prejardhje ukrainase) e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe mësues.

Siç thuhet në artikull (lexuar nga 10 milion njerëz), gjatë 15 viteve të fundit, lidhur me rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët “ne kemi botuar statistikat alarmante, të cilat janë arritur pothuajse nivele epidemike:
1 fëmijë nga 5 ka probleme të shëndetit mendor; çregullimet e spektrit ADHD (defiçiti i vëmendjes / hiperaktiviteti) janë rritur me 43%; mes adoleshentëve, depresioni është rritur me 37%; në djemtë midis 10 dhe 14 vjeç, v.etëvrasjet janë rritur me 200%. Edhe sa shumë studime duhet që të zgjoheni?”.
Sot, fëmijët janë të privuar nga baza për një fëmijëri të shëndetshme, përkatësisht: Kufijtë emocionalisht të pranishëm prindërit, përgjegjësi, dietë të ekuilibruar dhe numrin adekuat të orëve të gjumit, stërvitje dhe jetë në natyrë, lojë krijuese, ndërveprimet sociale, mundësitë për të pasur kohë të lirë dhe momente të mërzitshme.

Ndryshe nga këto, fëmijëve të sotëm u janë ofruar: Mjete dixhitale, e prindër që hutohen pas pajisjeve elektronike që kanë në duar; dietë e paekuilibruar dhe pak orë gjumë, mënyrë jetese e ulur në ambiente të mbyllura, dado teknologjike, kënaqësi e menjëhershme, mungesa e momenteve të mërzisë.
Çfarë duhet të bëni atëherë? Këtu janë këshillat e psikoterapeutit për prindërit:
Vendosni kufijtë dhe mbani mend se jeni prindërit e fëmijës; jepini fëmijës tuaj një mënyrë jetese të balancuar, plot me atë që i nevojitet, jo vetëm atë që ai dëshiron; mos kini frikë të thoni “Jo!”; jepini fëmijës tuaj ushqime të shëndetshme; kaloni të paktën një orë në ditë në një hapësirë të gjelbër:
Duke bërë çiklizëm, ecur, peshkuar, shikuar insekte ose zogj; hiqjani telefonat celularë gjatë ushqimit; bëni lojëra në natyrë; vendoseni fëmijën tuaj të bëjë punë të vogla shtëpiake; sigurohuni që fëmija të flerë një numër të mjaftueshëm orësh në një dhomë pa pajisje teknologjike; mësoni atij përgjegjësinë dhe pavarësinë dhe mos e mbroni atë nga dështimet e vogla. Në këtë mënyrë, ai do të mësojë të kapërcejë sfidat e mëdha të jetës.
Të tjera: Mësojeni si të vishet vetë dhe të bëjë vetë gati çantën e shkollës; mundohuni të vononi kënaqësinë dhe të krijoni mundësi për ta “mërzitur”, sepse pikërisht në momentet e mërzisë krijojnë kreativitet; mos e konsideroni veten burim argëtimi për fëmijët tuaj; mos përdorni mjete teknologjike gjatë ngrënies, në makinë, në restorant, në supermarket.
Po ashtu: Jini të pranishëm për fëmijët tuaj dhe mësojini ata se si të disiplinojnë dhe sillen; fikini telefonat celular derisa fëmijët të shkojnë në shtrat, për të shmangur hutimin e tyre; mësojini fëmijës se si të njohin dhe menaxhojnë zemërimin ose frustrimin; mësojini të përshëndetin, të qëndrojnë në tavolinë, të falënderojnë; jini pranë tyre nga një këndvështrim emocional: Buzëqeshni, përqafoji, lexoni për ta, luani së bashku.
“Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë përpara se një brez i tërë të shkojë nën kurë me ilaçe. Nuk është akoma vonë, por së shpejti mund të jetë”, përfundon Victoria Prooday.


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e trurit: A do t’i fikë dritat mjeku i fundit që largohet nga Kosova?

Kosova në prag të grevave të përgjithshme, koordinohen arsimi, shëndetësia dhe policia

Të tallesh me popullin, ligji për Pagat shkon në Gjykatën Kushtetuese

Uran Ismaili: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve

Qeveria s’pajtohet me vendimin e Avokatit të Popullit për ta çuar ligjin për pagat në Gjykatë

Ministri gjerman i Shëndetësisë mbështet migrimin e të rinjve kosovarë në Gjermani

SHSIMP i gëzohet lajmit për dërgimin e ligjit për paga në Kushtetuese

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat