Skip to main content

TREGU FARMACEUTIK NË KAOS

Tregu fsrmaceutik ne Kaos, Barna ne Kosove, Ilaqet ne Kosove

Mungesa e barnave të regjistruara në tregun farmaceutik të Kosovës vazhdon prej vitesh të mbetet problem, me të cilin ballafaqohen qytetarët. Si rrjedhojë, pacientët përballen me mungesë të barnave esenciale që i përdorin si terapi ditore.
Aktualisht, ka mungesë në treg edhe të barnave, të cilat janë të regjistruara nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale.
Farmacisti Shkumbin Jusufi, njëherësh kryesueses i komisionit për barnatore nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, thotë se tregu farmaceutik është në kaos të madh. Sipas tij, ka mungesë të madhe të barnave jetike në vend, duke shtuar se deri në 60 për qind të barnave të regjistruara nuk sillen në Kosovë nga kompanitë farmaceutike.
“Gjithçka varet nga distributori. Nëse dëshiron, e sjell mallin, në këtë rast ilaçet, e nëse nuk do, nuk e sjell. Askush nuk e penalizon, askush nuk e kontrollon”.
“Nga 3800 forma të barnave të regjistruara në AKPM, rreth 40 për qind importohen, derisa rreth 60 për qind e barnave nuk importohen fare, askush nuk jep llogari për këtë punë. Pasojat janë mungesa e barnave në treg, kontrabanda, pastaj është farmacisti, i cili bie tmerrësisht në pozitë të keqe”, thotë Jusufi.
Edhe vetë qytetarët thonë se mungesa e barnave është evidente.
Mentor Haliti, një qytetar nga Prishtina, thotë për Radion Evropa e Lirë se ballafaqohet shpesh me problemin e gjetjes së barnave në treg, derisa shton se shpeshherë ato i blen në vende të rajonit, qoftë për vete apo edhe për familjarë.
“Ka mungesë të barnave, të cilat vetë i kam kërkuar. Unë për vete kam përdorur disa barna për tension të ngritur të gjakut dhe ato që nuk i kam gjetur, gjithë kohën i kam zëvendësuar. Edhe për një familjar që ka kërkuar barna për sëmundjen e diabetit, mjeku i ka preferuar disa ilaçe më efektive që përdoren jashtë vendit, por në tregun tonë nuk ka. Por, në fakt mjeku këtu i përshkruan”, thotë ai.
“Disa barna të tjera mund t’i gjesh në vende të banuara me serbë në Kosovë, si në Graçanicë apo Shtërpce, mirëpo fatura nuk të lëshojnë barnatoret e atjeshme, që të lë të kuptosh se ato futen ilegalisht nga Serbia”, tregon Mentor Haliti.
Ndërkaq, Arian Ahmeti nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e barnave ndodh për shkak se Kosova ka treg të vogël dhe asnjë institucion nuk e ka të drejtën ligjore ta detyrojë ndonjë kompani ta sjellë ilaçin në Kosovë.
Kompanitë distributore, sipas tij, Kosovën e shohin si treg të vogël, andaj edhe nuk shprehin interesim.
“E gjitha varet nga kompanitë farmaceutike. Tregu në Kosovë është i vogël dhe zakonisht kompanitë farmaceutike kërkojnë tregje të mëdha. Ne si AKPM, e kemi kontrollin e kualitetit, si dhe regjistrimin e barnave. Ne i regjistrojmë barnat si institucion, por ne dhe askush nuk mund t’i detyrojë kompanitë t’i sjellin barnat e caktuara në Kosovë, sepse nuk kemi bazë ligjore. Andaj edhe ndodhin mungesa. E gjitha varet nga plani i biznesit se si i bëjnë kompanitë farmaceutike”, shprehet Ahmeti.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës tash e një vit, ka vendosur taksë prej 100 për qind për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ku hyjnë edhe barnat.
Megjithëkëtë, profesionistë të fushës së farmaceutikës, thonë se shumica e barnave nga këto shtete tashmë janë zëvendësuar, por që Kosova vazhdon të ballafaqohet me problemin e barnave të regjistruara dhe atyre që tashmë janë të regjistruara, po që nuk importohen.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit