Skip to main content
Protected by Copyscape

Vdekja e 3 vjeçarit në Lezhë, gjykata dënon mjekun e akuzuar për neglizhencë

Vdekja e 3 vjeçarit në Lezhë, gjykata dënon mjekun e akuzuar për neglizhencë


Gjykata e Lezhës gjeti fajtor një prej dy mjekëve të akuzuar për “neglizhencë në trajtimin mjekësor” dhe e dënoi atë me 2 vite shërbim prove, ndërsa i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit, po për 2 vjet.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka shpallur fajtor dhe dënuar me shërbim prove një mjek të akuzuar për “ Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, që i shkaktoi vdekjen një 3 vjeçari në vitin 2017.

Mjeku K.M u dënua me 1 vit heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 2 vite me detyrimin që të mos kryejë vepër tjetër penale, të mos ushtrojë veprimtari profesionale që ka lidhje me këtë vepër penale, dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe të rregullta me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij.

Po ashtu atij i është hequr e drejta që të ushtroje funksione publike për një periudhë 2 vjeçare.

Mjeku tjetër që ishte i pandehur po për të njëjtën akuzë, u shpall i pafajshëm. Prokurori i çështjes kishte kërkuar dënimin për të dy mjekët.  Ndërkohë që në seancën gjyqësore për dërgimin e çështjes për gjykim avokatët e dy mjekëve kanë kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj klientëve të tyre, pasi sipas tyre në dosjen hetimore gjithçka është në kuadrin e dyshimeve dhe akuzat nuk janë të faktuara.

Dy mjekët e spitalit të Lezhës u kallëzuan në prokurori nga familjaret e një fëmijë 3-vjeç, i cili humbi jetën prej një viroze në 17-janar të vitit 2017-të, me pretendimin se nuk i kanë dhënë ndihmen e duhur mjekësore.
Sipas dosjes hetimore fëmija është paraqitur në spitalin e Lezhës me shenja klinike si: “mos reagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje kome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme”. Për këto shqetësime fëmija ka marr mjekim në spital dhe më pas është dërguar në shtëpi.
Por një ditë pasi është përcjellë për në shtëpi gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ai është paraqitur sërish në Spitalin e Lezhës. Ai ka qëndruar disa orë aty dhe mjekët e kanë dërguar drejt Tiranës, ku ai vdiq një ditë më vonë. /BIRN


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Dr.Sami Uka: Grevë? Kundër kujt?

Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Ligji për Pagat: Doktorët të premtën në grevë!

A do të dalin pagat me rritje: Vjen përgjigja nga Ministria e Financave

Dr.Arbër Morina: Kirurgët nuk janë në grevë

Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen pagat me rritje

Mjekët janë me koeficientin më të lartë të inteligjencës

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Dr.Sami Uka: Grevë? Kundër kujt?

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat