Skip to main content
Protected by Copyscape

Zvicër: Mjekët fitojnë miliona, invalidët i shpallin të aftë për punë

Zvicër: Mjekët fitojnë miliona, invalidët i shpallin të aftë për punë

Zyrat që vendosin për pensionet e invaliditetit (IV) në Zvicër, 73% të autorizimeve për ekspertiza mjekësore ua japin vetëm 10% të mjekëve. Këta mjekë të privilegjuar në këtë mënyrë fitojnë shpesh miliona franga, shkruan gazeta Sonntagsblick.
Kritikët e kësaj praktike thonë se mjekët në fjalë japin tepër rrallë mendim pozitiv për lejimin e pensioneve të invaliditetit dhe rrjedhimisht, shumë persona me paaftësi të vërtetë për punë pësojnë padrejtësisht.
Këtë konstatim e ka nxjerrë gazeta në fjalë, duke u mbështetur në një pasqyrë të marrë nga Zyra Federale për Sigurim Social (BSV). Vlerësimi i shifrave të nxjerra nga ky dokumentacion nxjerr në pah se ekspertizat e realizuara janë jashtëzakonisht të njëanshme, shkruan gazeta.
Kështu, në vitin 2018 qendrat në fjalë kanë paguar 683 mjekë dhe klinika për realizimimin e ekspertizave të ashtuquajtura monodisplinare për konstatimin e invaliditetit. Gjithsej ato kanë paguar 29.5 milionë franga për bërjen e këtyre ekspertizave, transmeton albinfo.ch. Por, në këtë vëllim pune, vetëm 10% të mjekëve kanë kryer rreth 73% të të gjitha ekspertizave. Një mjek nga Berna në këtë mënyrë ka fituar rreth 3.2 milionë franga nga viti 2012 deri tani. Dy të tjerë kanë fituar nga 1.9 milion franga për periudhën e njëjtë.
Kritikët thonë se pikërisht këta mjekë janë ata që veçanërisht shpesh kanë vlerësuar në ekspertizat e tyre (pa)aftësinë e pacientëve sipas dëshirës së qendrave IV. Ose më qartë: ata kanë qenë së tepërmi rigorozë në dhënien e pëlqimit për ndarjen e pensioneve të invaliditetit për personat që kanë kërkuar një gjë të tillë.
Kritikët në fjalë e argumentojnë këtë me shifra. Kështu, për shembull, njëri nga mjekët në vitin 2018 ka konstatuar paaftësi për punë vetëm në një nga katër persona. Kolegët e tij këtë vlerësim e kishin dhënë në çdo të dytin rast. Ndërsa një mjek tjetër madje vetëm në çdo të dhjetin rast kishte atestuar paaftësi për punë në shkallën prej mbi 40%
Por BSW e kundërshton këtë prezantim. Sipas saj, shifrat e përmendura në artikullin në fjalë nuk mjaftojnë për të bërë një vlerësim të argumentuar profesionalisht të epspertëve. Sipas saj, autorëve të ekspertizave për IV gjithmonë u mundësohet puna dhe vlerësimi i pavarur.
Se vlerësime tendencioze megjithatë kanë ndodhur, tregon edhe ky rrëfim që sjell gazeta. Rasti ka pasur përfundim tragjik dhe ai i ka ndodhur 38-vjeçares Verena Meier*. Ajo punonte si infermiere dhe vuante nga depresion. Pas 3 javësh terapi, Verena sërish i kthehet punës, por duke vazhduar trajtimin psikiatrik. Terapeuti i saj konstaton se ajo vuan nga “mendime latente për të bërë vetëvrasje”. Një mjek i dytë e shpall atë të paaftë për punë ndërsa mjeku i tretë, ia atestoi paaftësinë për punë në shkallën 100%, nga shkaqe psikike.
Meier kështu e lë punën dhe aplikon për pension invaliditeti. Qendra për IV në Kantonin e Cyrihut e autorizon mjekun Dr. K. nga Berna për të bërë një ekspertizë eksterne (të jashtme). Diagnoza e tij e shpall 38-vjeçaren si 100 për qind të aftë për punë, transmeton albinfo.ch. Duke u bazuar mbi këtë konstatim, IV hedh poshtë kërkesën e saj për pension invaliditeti.
Një vit e gjysmë më vonë, më 27 shtator 2010, Verena Meier bën vetëvrasje. Në verën e vitit pasues, mjeku K. ishte lutur të bënte një raport shtesë lidhur me rastin. Dhe ai vazhdon t`i qëndrojë diagnozës së bërë më parë. Sipas tij, e ndjera nuk ka qenë as e sëmurë psikikisht dhe as e paaftë për punë.
Dr. K., ka namin e keq në mesin e juristëve për faktin se i shpall si të shëndetshëm pothuaj të gjithë pacientët. Avokati i sigurimeve Rainer Deecke thotë: “Nuk njoh asnjë avokat që të ketë parë ndonjë ekspertizë të dr. K, në të cilën ai do t`i ketë atestuar paaftësinë për punë ndonjë pacienti. Dhe, përkundër kësaj, ose pikërisht për këtë, Dr. K. është më i kërkuar se kurë si mjek ekspertuizash për IV. Vetëm gjatë vitit 2018 ai ka fituar nga qendrat kantonale të IV 334.000 franga.


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e trurit: A do t’i fikë dritat mjeku i fundit që largohet nga Kosova?

Kosova në prag të grevave të përgjithshme, koordinohen arsimi, shëndetësia dhe policia

Të tallesh me popullin, ligji për Pagat shkon në Gjykatën Kushtetuese

Uran Ismaili: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve

Qeveria s’pajtohet me vendimin e Avokatit të Popullit për ta çuar ligjin për pagat në Gjykatë

Ministri gjerman i Shëndetësisë mbështet migrimin e të rinjve kosovarë në Gjermani

SHSIMP i gëzohet lajmit për dërgimin e ligjit për paga në Kushtetuese

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat