Skip to main content

A do të kolapsojë shëndetësia kosovare nëse pezullohet Ligji i Pagave?

A do të kolapsojë shëndetësia kosovare nëse pezullohet Ligji i Pagave?


Gjermania, Suedia e shtetet tjera të Bashkimit Evropian po vazhdojnë t’ia marrin Kosovës punëtorët shëndetësorë. Së fundmi edhe Katari e Zvicra kanë shfaqur interesim t’i rekrutojnë mjekët kosovarë. Por, profesionistët shëndetësorë deklarojnë se shteti duhet të marrë masa për t’i parandaluar këto ikje. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë po deklarohen se Ligji për Paga duhet të zbatohet në mënyrë që të parandalohen ikjet e mjekëve. E në dy vitet e fundit rreth 250 mjekë kosovarë e kanë lënë Kosovën për ta dhënë kontributin e tyre në njërin nga shtetet evropiane.
Gentiana HASANI
Nëse nuk iu rriten pagat, vendi mund të mbesë pa profesionistë shëndetësorë. Kështu po alarmon ministri në detyrë i shëndetësisë kosovare, Uran Ismaili. Ai po thotë se i gjithë personeli shëndetësorë po pret që në fund të dhjetorit t’i marrë pagat me rritje.
Por kjo gjë nuk dihet ende. E gjitha varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, institucion ky i cili po e shqyrton ligjshmërinë ë Ligjit për Paga të dërguar tashmë aty. Megjithëse  kundër këtij vendimi kanë dalë sindikatat e punëtorëve shëndetësorë, policisë dhe mësimdhënësve.
Por sipas ministrit të shëndetësisë, Uran Ismailit, rritja e pagave do të ndikonte në ndaljen e fluksit të migrimit të mjekëve dhe infermierëve.
“Gjithë personeli shëndetësor por edhe unë kemi pritur që dhjetori të jetë një lajm të mirë i pritur me shumë vite. Punëtorët shëndetësor janë ata që së bashku me ne janë duke e këndellur gjithë sektorin e shëndetësisë dhe është e domosdoshme që pagat t’i kenë më rritje. Kështu do të ndalen migrimet e tyre në shtetet e huaja si dhe pacientët mos të kërkojnë shërbime në klinika privat ku janë më të shtrenjta. Është një zhgënjim që po zvarritët”, thotë Ismaili.
E në Kosovë, vetëm gjatë dy viteve të fundit sipas zyrtarëve shëndetësorë janë rreth 250 mjek që e kanë lënë Kosovën për ta dhënë kontributine  tyre në njërin nga shtetet evropiane, kryesisht në Gjermani e Zvicër. Që i bie se në cdo tre ditë një mjek e infermier po largohet nga Kosova.
Së fundmi interes për mjjekët ksovarë haptas është duke shprehur Gjermania. Madje ministri i shëndetësisë nga ky shtet ka kërkuar që Gjermania, t’ua lehtësoje procedurat e migrimit mjekëve e infermierëve nga Kosova.
Ministri gjerman, Jens Spahn thotë se dikasteri që ai e udhëheq ka nevojë edhe për 80 mijë punëtorë shëndetësorë.
“E vërteta është se ata që janë lindur para 18 vitesh nuk mund që sot t’i edukojmë profesionalisht. Nuk mund të mbulojmë kërkesat e mëdha për profesionistë të shkolluar prej mbi 80 mije punonjës me kuadro mjekësore nga brenda. Po, ne duam më shumë profesionistë të edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera”, tha ministri gjerman gjerman në një fjalim në Bundestagun gjerman të premten.
Por të rrezikshme këto deklarata të ministrit po duken nga ana e profesionistëve shëndetësorë. Në një prononcim për Gazetën Express, kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sjediu po shprehet se nëse vazhdohet me këtë trend, Kosova për një kohë shumë të shkurtër rrezikon që të mbetet pa profesionist të rinj shëndetësorë.
Sipas tij, në bazë të matjeve që i kanë bërë për çdo tre ditë, një mjek po largohet nga Kosova. Ndërkohë që për dy vitet e fundit, nga vendi kanë ikur 215 profesionistë shëndetësorë.
“Situata është shqetësuese. Duhet të merren seriozisht nga ana e shtetit këto ikje. Ne qysh para një kohe e kemi paparaparë se do të ndodhë ky rrezik. Po bëhet marketing i madh përmes së cilit mjekët po joshen për të punuar jashtë Kosovës. Nuk është çështja vetëm tek rroga por edhe të mundësitë që shteti po ia ofron të rinjve, profesionistëve shëndetësorë”, thotë Sjediu.
Ai deklaron se shumica e profesionisteve të rijnë, janë duke i vijuar kurset e gjuhës gjermane e angleze. Me të vetmin qëllim, atë të migrimit jashtë Kosovës.
“Nëse vazhdon kështu, Kosova do të mbesë pa mjekë. Mbi 90 për qind e tyre janë duke i vijuar kurset e gjermanishtes dhe të anglishtes. Rritja e rrogave që ndodhi tash është vetëm fasadë. Në dy vitet e fundit neve na kanë ikur rreth 215 profesionistë shëndetësorë”, thotë Sejdiu.
E shqetësuese gjithë këtë situatë po e sheh edhe Sindikata e Shëndetësisë kosovare.
Blerim Syla, udhëheqës i Federatës Sindikale të Shëndetësisë po deklaron se përveç Gjermanisë, interesim për mjekët kosovarë po shpreh edhe Zvicra.
“Ne kemi paralajmëruar. Kjo situatë është shumë e rrezikshme. Ne tash edhe nga ana e Zvicrrës kemi kërkesa për mjekë.  Ka rrezikshmëri që këto dy shtete, Gjermania e Zvicrra t’i gëlltisin mjekët kosovarë”, thotë Syla, duke shtuar se deklaratat e ministrit gjerman, duhet të shihen si serioze nga ana e institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
“Deklarata e ministrit shkon në favor të asaj që ne mund të mbesim pa kuadrin e ri, ndërsa Gjermania t’i zëvendësojë mjekët e saj, me mjekët e rinj kosovarë. Shteti duhet ta sigurojë vendin e punës mjekëve tanë. Kjo çështje duhet të kthehet në politikë nacionale. Mos të na ikun këta njerëz për shkak të mungesave që i kemi në vendin tonë”, shpreh shqetësimet e tija Syla.
Ai deklaron se rekrutimet e mjekëve kosovarë për në Gjermani në të shumtën e rasteve po bëhen në mënyrë të jashtëligjshëm përmes kompanie private në  vend të cilat po i joshin me oferta mjekët tanë.
”Sa kam unë informata për ditë ka kërkesa të mjekëve. Ikja e mjekëve mund të mos shkojnë në mënyrë të ligjshme.  Kompanitë që i rekrutojnë i marrin prej shtetit gjerman para të mëdha”, thotë Syla.
E qindra mjekë viteve të fundit kanë ikur nga Kosova për ta vazhduar profesionin e tyre në shtetet tjera të Bashkimit Evropian, ku edhe po paguhen më shumë. Fluksi i ikjeve i punëtorëve shëndetësorë vlerësohet të jetë në rritje edhe gjatë këtyre muajve, derisa po shtohet edhe rreziku se Kosova nuk do të ketë mjaftueshëm mjekë në një të ardhme të afërt./GazetaExpress/
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit