Skip to main content
Protected by Copyscape

Gjermania dhe Zvicra kërkojnë me ngulm mjekë nga Kosova

Gjermania dhe Zvicra kërkojnë me ngulm mjekë nga Kosova

Mjekëve kosovarë siç duket po ua sheh hairin shteti gjerman. Madje thirrje për migrim më të lehtë drejt këtij shteti po bën edhe vetë kreu i shëndetësisë, ministri gjerman, Jens Spahn. Dikasteri që ai e udhëheq ka nevojë edhe për 80 mijë punëtorë shëndetësorë. E si resurse adekuate, këta po mendojnë që t’i marrin nga Kosova mjekët e rijn kosovarë që kanë diplomuar pas luftës.
“E vërteta është se ata që janë lindur para 18 vitesh nuk mund që sot t’i edukojmë profesionalisht. Nuk mund të mbulojmë kërkesat e mëdha për profesionistë të shkolluar prej mbi 80 mije punonjës me kuadro mjekësore nga brenda. Po, ne duam më shumë profesionistë të edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera”, tha ministri gjerman gjerman në një fjalim në Bundestagun gjerman të premten.

Deklarata e tij vjen pas kritikave të opozitës në Gjermani se ministri po kërkon kuadro nga sektori i shëndetësisë në Kosovë.

“A e dini se çka po më nervozon më së shumti? Dyfytyrësia juaj. Ky është pikërisht ai lloj imigrimi që e duam”, tha ai.

“Kur isha në Kosovë takova 18-vjeçarë, bisedova me ta në një gjermanishte standarde pa theks. Edhe pse nuk ishin kurrë në Gjermani, ata thonë se e mësuan gjuhën e këtij vendi për të qenë gati kur ta kenë shansin e tyre të parë në Gjermani. Sepse duan të ndajnë vlerat e këtij vendi me neve. Sepse duan të zhvendosen këtu, jo për të shkaktuar dëme, por për të jetuar këtu. Ky është pikërisht ai lloj imigrimi që neve na duhet. Shpresoj se do të thoni PO më në fund. Kjo është saktësisht ajo që neve na duhet!”, tha ministri gjerman, që vjen nga radhët e CDU.

Por të rrezikshme këto deklarata të ministrit po duken nga ana e profesionistëve shëndetësorë. Në një prononcim për Gazetën Express, kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sjediu po shprehet se nëse vazhdohet me këtë trend, Kosova për një kohë shumë të shkurtër rrezikon që të mbetet pa profesionist të rinj shëndetësorë.

Sipas tij, në bazë të matjeve që i kanë bërë për çdo tre ditë, një mjek po largohet nga Kosova. Ndërkohë që për dy vitet e fundit, nga vendi kanë ikur 215 profesionistë shëndetësorë.
“Situata është shqetësuese. Duhet të merren seriozisht nga ana e shtetit këto ikje. Ne qysh para një kohe e kemi paparaparë se do të ndodhë ky rrezik. Po bëhet marketing i madh përmes së cilit mjekët po joshen për të punuar jashtë Kosovës. Nuk është çështja vetëm tek rroga por edhe të mundësitë që shteti po ia ofron të rinjve, profesionistëve shëndetësorë”, thotë Sjediu.
Ai deklaron se shumica e profesionisteve të rijnë, janë duke i vijuar kurset e gjuhës gjermane e angleze. Me të vetmin qëllim, atë të migrimit jashtë Kosovës.
“Nëse vazhdon kështu, Kosova do të mbesë pa mjekë. Mbi 90 për qind e tyre janë duke i vijuar kurset e gjermanishtes dhe të anglishtes. Rritja e rrogave që ndodhi tash është vetëm fasadë. Në dy vitet e fundit neve na kanë ikur rreth 215 profesionistë shëndetësorë”, thotë Sejdiu.
Blerim Syla, udhëheqës i Federatës Sindikale të Shëndetësisë po deklaron se përveç Gjermanisë, interesim për mjekët kosovarë po shpreh edhe Zvicra.
“Ne kemi paralajmëruar. Kjo situatë është shumë e rrezikshme. Ne tash edhe nga ana e Zvicrrës kemi kërkesa për mjekë.  Ka rrezikshmëri që këto dy shtete, Gjermania e Zvicrra t’i gëlltisin mjekët kosovarë”, thotë Syla, duke shtuar se deklaratat e ministrit gjerman, duhet të shihen si serioze nga ana e institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
“Deklarata e ministrit shkon në favor të asaj që ne mund të mbesim pa kuadrin e ri, ndërsa Gjermania t’i zëvendësojë mjekët e saj, me mjekët e rinj kosovarë. Shteti duhet ta sigurojë vendin e punës mjekëve tanë. Kjo çështje duhet të kthehet në politikë nacionale. Mos të na ikun këta njerëz për shkak të mungesave që i kemi në vendin tonë”, shpreh shqetësimet e tija Syla.
Ai deklaron se rekrutimet e mjekëve kosovarë për në Gjermani në të shumtën e rasteve po bëhen në mënyrë të jashtëligjshëm përmes kompanie private në  vend të cilat po i joshin me oferta mjekët tanë.
”Sa kam unë informata për ditë ka kërkesa të mjekëve. Ikja e mjekëve mund të mos shkojnë në mënyrë të ligjshme.  Kompanitë që i rekrutojnë i marrin prej shtetit gjerman para të mëdha”, thotë Syla.
Megjithëkëtë, Express, ka provuar që ta marrë edhe një përgjigje nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit. Mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm për gazetën. Ani se Ismaili pati premtuar në fillimin e mandatit të tij se do t’i përmirësojë kushtet që mjekët të mos e lënë Kosovë, megjithatë, ikja po vazhdon.
Ndryshe Ministri Jens Spahn gjatë këtij viti e kishte vizituar Kosovën. Madje e pati nënshkruar edhe një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunim me palën kosovare në fushën e shëndetësisë.
Alarmi u dha edhe në korrik, kur ministri Spahn, haptas pati deklaruar para palës kosovare se Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë.
“Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë dhe nga sot me nënshkrimin e marrëveshjes kemi krijuar një bazë të përbashkët, që është qëllimi final, shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman”, tha atëherë ministri Spahn.
Sidoqoftë, ndonëse po konsiderohet shqetësues fakti i ikjes së mjekëve nga Kosova, profesionistë shëndetësorë po thonë se në anën tjetër se nuk ka një strategji për mbajtjen e tyre në vend. Derisa sipas statistikave të fundit thuhet se janë mbi 400 mjekë specialistë që tashmë ndër vite kanë ikur nga Kosova, shkruan gazeta express, përcjell albinfo.ch



Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e trurit: A do t’i fikë dritat mjeku i fundit që largohet nga Kosova?

Kosova në prag të grevave të përgjithshme, koordinohen arsimi, shëndetësia dhe policia

Të tallesh me popullin, ligji për Pagat shkon në Gjykatën Kushtetuese

Uran Ismaili: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve

Qeveria s’pajtohet me vendimin e Avokatit të Popullit për ta çuar ligjin për pagat në Gjykatë

Ministri gjerman i Shëndetësisë mbështet migrimin e të rinjve kosovarë në Gjermani

SHSIMP i gëzohet lajmit për dërgimin e ligjit për paga në Kushtetuese

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat