Skip to main content
Protected by Copyscape

Kosova në prag të grevave të përgjithshme, koordinohen arsimi, shëndetësia dhe policia

Kosova në prag të grevave të përgjithshme, koordinohen arsimi, shëndetësia dhe policia



Fillimi i vitit 2020 rrezikon që Kosovën ta gjej duke “vluar” nga grevat në sektorin publik për shkak  të veprimit të fundit të Avokatit të Popullit që ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit për Pagat, raporton portali “Front Online”.

Të pakënaqur me këtë vendim janë shprehur sindikalistët e arsimit, shëndetësisë dhe policisë, të cilët përfaqësojnë hiç më pak se 60 mijë punëtorë, me ç’rast kanë paralajmëruar greva të përgjithshme.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, ka thënë për portalin “Front Online” se nesër do ta ftoj Këshillin Drejtues të institucionit që e drejton, të cilët do të vendosin për veprimet e mëtejshme. Ai thotë se me kryesindikalistët e shëndetësisë dhe Policisë kanë takuar avokatin Jashari nga i cili kanë kërkuar që mos ta dërgoj Ligjin në Kushtetuese, pasi që, siç thotë ai, ky veprim do t’i dëmtoj 60 mijë punëtorë.

“Tash t’i shohim reagimet në terren pas veprimit të fundit të Avokatit të Popullit. Druaj se ky veprim i Avokatit të Popullit do të sjellë telashe në terren, pasi që për t’u miratuar ky Ligj kemi organizuar edhe greva në arsim dhe shëndetësi”, thotë Jashari.
Ndërsa, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, ka paralajmëruar veprime, siç ka thënë ai, të paparashikueshme pas dërgimit të Ligjit për Paga në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i popullit, shkruan “Front Online”.

Syla ka thënë se qysh nga dita e nesërme do të mblidhen edhe me dy kryesuesit e sindikatës së Arsimit dhe atë të Policisë, për të marrë hapa të mëtutjeshme.
Kryesindikalisti i shëndetësisë është shprehur i vendosur, se në lidhje me Ligjin për Paga, nuk do të ketë më fjalë, por siç thotë ai, nga nesër do të ketë vepra, duke aluduar edhe për grevën e përgjithshme të paralajmëruar ditë më parë.
“Sa i përket sektorit të shëndetësisë, prej nesër do të fillojmë të shikojmë legjitimitetin e sindikatave se në cilën ligj është bazuar ankesa e Avokatit të Popullit. Dhe nëse nga ajo sindikatë nuk ka legjitimitet  dhe nëse nuk e përfaqëson lëvizjen e punëtorëve, ne do të kërkojmë përgjegjësi juridike me të gjitha ligjet edhe nga Avokati i Popullit”, ka thënë Syla për portalin “FrontOnline”.

Ai ka treguar se janë koordinuar me SBAShK-un dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës, që të këmbëngulin që sa më parë të implementohet Ligji për Paga.
“Në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh që unë përfaqësojë 14 mijë punëtorë vetëm të shëndetësisë. Se çfarë vendime do të marrim, janë të paparashikuara. Ne kemi mbajtur dje mbledhjen e Bordit të Drejtorëve në nivel të Republikës së Kosovës. Nga nesër që të tri sindikatat, shëndetësia, arsimi dhe sindikata e policisë së Kosovës do të mblidhen së bashku dhe do të marrin vendime të mëtutjeshme. Më fjalë nuk ka, ka vetëm vepra”, ka deklaruar Syla.

E Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë për “Front Online” se pas dërgimit të këtij Ligji në Kushtetuese, nesër do të koordinohen edhe me sindikalistët e arsimit dhe shëndetësisë, të cilët poashtu kanë pakënaqësi me veprimin e Avokatit Jashari, për t’i diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

“Për nesër e kemi lënë një takim me Sindikatën e Arsimit dhe të Shëndetësisë për t’i koordinuar veprimet e mëtutjeshme. Paraprakisht ne u kemi treguar Avokatit të Popullit se jemi të pakënaqur me propozimin e tij që Ligji të dërgohet në Kushtetuese. Ne do t’i parashohim të gjitha veprimet si masë kundërshtuese, përfshirë edhe greva”, ka thënë Tasholli për “Front Online”, duke shtuar se Avokati i Popullit nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tri sindikatave, të cilat përfaqësojnë 60 mijë punëtorë të sektorit publik/FrontOnline
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Mjekët tanë janë të mirë: Nuk ka dallim mes sektorit Publik dhe atij Privat në Shëndetësi

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

A i kanë fajet mjekët që nuk po bëhet koalicioni VV-LDK?

Ja çka bëjnë sindikatat për ligjin e pagave

Ja kush është trupi i të vdekurit i cili po qëndron në QKUK që 8 ditë

Sulmohet me eksploziv QMKF-ja në Pejë, tronditen mjekët

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja çka po bëjnë pacientët me Urgjencën dhe Emergjencën!

Nga 1 janari paga më të larta për 10 për qind në arsim dhe shkencë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat