Skip to main content
Protected by Copyscape

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, ka paralajmëruar veprime, siç ka thënë ai, të paparashikueshme pas dërgimit të Ligjit për Paga në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i popullit, shkruan “Front Online”.
Syla ka thënë se qysh nga dita e nesërme do të mblidhen edhe me dy kryesuesit e sindikatës së Arsimit dhe atë të Policisë, për të marrë hapa të mëtutjeshme.
Kryesindikalisti i shëndetësisë është shprehur i vendosur, se në lidhje me Ligjin për Paga, nuk do të ketë më fjalë, por siç thotë ai, nga nesër do të ketë vepra, duke aluduar edhe për grevën e përgjithshme të paralajmëruar ditë më parë.
“Sa i përket sektorit të shëndetësisë, prej nesër do të fillojmë të shikojmë legjitimitetin e sindikatave se në cilën ligj është bazuar ankesa e Avokatit të Popullit. Dhe nëse nga ajo sindikatë nuk ka legjitimitet  dhe nëse nuk e përfaqëson lëvizjen e punëtorëve, ne do të kërkojmë përgjegjësi juridike me të gjitha ligjet edhe nga Avokati i Popullit”, ka thënë Syla për portalin FrontOnline”. 
Ai ka treguar se janë koordinuar me SBAShK-un dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës, që të këmbëngulin që sa më parë të implementohet Ligji për Paga.
“Në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh që unë përfaqësojë 14 mijë punëtorë vetëm të shëndetësisë. Se çfarë vendime do të marrim, janë të paparashikuara. Ne kemi mbajtur dje mbledhjen e Bordit të Drejtorëve në nivel të Republikës së Kosovës. Nga nesër që të tri sindikatat, shëndetësia, arsimi dhe sindikata e policisë së Kosovës do të mblidhen së bashku dhe do të marrin vendime të mëtutjeshme. Më fjalë nuk ka, ka vetëm vepra”, ka deklaruar Syla.
Përndyshe, gjatë ditës së sotme Avokati i Popullit ka njoftuar se ka pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruara kundër Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, duke përfshirë këtu ankesat nga të punësuarit në shëndetësi, në arsim, në polici dhe në shërbimin civil.
“Avokati i Popullit ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme ndaj zbatimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, duke vlerësuar se vendosja e masës të përkohshme është e nevojshme për ta mbrojtur interesin publik dhe për të evituar dëme të pariparueshme që do të mund të shkaktoheshin me zbatimin e këtij ligji”, thuhet mes tjerash në njoftim./FrontOnline/


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Ja sa është paga e mjekëve në Suedi!

Vendimi i qeverisë: Dyfish bonus për mjekët që pranojnë të punojnë në rrethe

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor