Skip to main content
Protected by Copyscape

Psikologu Fitim Uka: Shkolla jonë dëmton seriozisht shëndetin

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fitim Uka, ka bërë një reagim pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku Kosova ka dalur shumë keq sipas shumicës së vlerësimeve, shkruan KultPlus.com  Psikologu Uka, ka thënë ndër të tjera se sistemi jonë arsimor dëmton seriozisht shëndetin, vret talentin dhe kreativitetin si dhe dëmton potencialin e tyre akademik.  Ai në një postim në Facebook, ka analizuar edhe përgjegjësit për këtë gjendje si dhe ka ofruar zgjidhjen e tij të preferuar.   Këtu keni statusin e tij të plotë:  “Meqë arsimi u bë lajm në Kosovë (si rrallëherë), meqë të gjithë folën, disa fjalë për rezultatet e PISA…  E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them, shkolla jonë (sistemi ynë arsimor) dëmton seriozisht shëndetin, vret talentin dhe kreativitetin, shkatërron kuriozitetin e nxënësve dhe lëndon potencialin e tyre akademik. Si rezultat i kësaj qasjeje të mbrapshtë, ne renditemi të parët për nga fundi në testin e PISA (që një pjesë konsiderueshme e qindra ministrave, zv/ministrave, këshilltarëve të MASHT i referohen me “PIZA”, sepse aty e kanë mendjen, te zhvatja për të mbushur barkun) dhe ja tek bëhemi lajm.  Përgjegjësi kryesor për këtë turp, është Ministria e Arsimit me tufën e madhe të injorantëve që kanë udhëhequr për shumë vjet. E mjerë dhe e gërditshme është përpjekja e tyre, që të “formojë një komision, i cili realizon teste pilot në të gjitha shkollat e Kosovës dhe kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA”. Pra, nxënësit e dobët, që kanë udhëhequr Ministrinë e Arsimit, duke u mbështetur në strategjitë e tyre për të kaluar klasën në shkollën fillore a të mesme, e kanë menduar që mund të ia dalin paq me testin e PISA, duke u përgatitur për të, dy javë para provimit. Medet! Madje, në kohë fushate, premtonin se do të befasoheshim me rezultatet. Sot, sinqerisht, po ndjehem i befasuar vetëm me befasinë e tyre dhe tuajën.  Tash, kur e shkatërruan totalisht arsimin në Kosovë, aq sa nxënësit tanë nuk janë të denjë as të lexojnë, është koha për llogaridhënie, për çdo cent të shpenzuar për meditjet e “komisioneve”, trajnerëve me certifikata partie dhe udhëheqësve me shkollë fillore.  Për të treguar rezultate të mira në testin PISA, arsimin nuk duhet ta mendojmë dhe trajtojmë si një investim të izoluar. Por, (1) Duhet urgjentisht të shtojmë pjesëmarrjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, aty kur vihen bazat e shkathtësive akademike, (2) Duhet të përgatiten mësimdhënësit për mësimdhënie me nxënësin në qendër dhe të kontrollohet në vazhdimësi cilësia e mësimdhënies, (3) Duhet të stimulohen nxënësit për të nxënë dije, njohuri, shkathtësi dhe kompetenca dhe jo nota, që shpërblejnë të mësuarit mekanik.  Për të arritur këtë, natyrshëm nuk mjafton një komision që shpërblen me meditje një tufë besnikësh partiak, por një përpjekje e gjithëmbarshme që përfshin nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollës, drejtoratet komunale për arsim, ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Repbulikës së Kosovës. Vetëm një qasje e tillë që ka në qendër intervenimin nëpërmjet multi-sistemeve e bën të mundshëm rangimin më të mire në PISA. Deri atëherë, ju bëftë mirë PIZA dhe vajtim të këndshëm”. /KultPlus.com


Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fitim Uka, ka bërë një reagim pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku Kosova ka dalur shumë keq sipas shumicës së vlerësimeve, shkruan KultPlus.com
Psikologu Uka, ka thënë ndër të tjera se sistemi jonë arsimor dëmton seriozisht shëndetin, vret talentin dhe kreativitetin si dhe dëmton potencialin e tyre akademik. 

Ai në një postim në Facebook, ka analizuar edhe përgjegjësit për këtë gjendje si dhe ka ofruar zgjidhjen e tij të preferuar. 

Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Meqë arsimi u bë lajm në Kosovë (si rrallëherë), meqë të gjithë folën, disa fjalë për rezultatet e PISA…

E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them, shkolla jonë (sistemi ynë arsimor) dëmton seriozisht shëndetin, vret talentin dhe kreativitetin, shkatërron kuriozitetin e nxënësve dhe lëndon potencialin e tyre akademik. Si rezultat i kësaj qasjeje të mbrapshtë, ne renditemi të parët për nga fundi në testin e PISA (që një pjesë konsiderueshme e qindra ministrave, zv/ministrave, këshilltarëve të MASHT i referohen me “PIZA”, sepse aty e kanë mendjen, te zhvatja për të mbushur barkun) dhe ja tek bëhemi lajm.

Përgjegjësi kryesor për këtë turp, është Ministria e Arsimit me tufën e madhe të injorantëve që kanë udhëhequr për shumë vjet. E mjerë dhe e gërditshme është përpjekja e tyre, që të “formojë një komision, i cili realizon teste pilot në të gjitha shkollat e Kosovës dhe kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA”. Pra, nxënësit e dobët, që kanë udhëhequr Ministrinë e Arsimit, duke u mbështetur në strategjitë e tyre për të kaluar klasën në shkollën fillore a të mesme, e kanë menduar që mund të ia dalin paq me testin e PISA, duke u përgatitur për të, dy javë para provimit. Medet! Madje, në kohë fushate, premtonin se do të befasoheshim me rezultatet. Sot, sinqerisht, po ndjehem i befasuar vetëm me befasinë e tyre dhe tuajën.
Tash, kur e shkatërruan totalisht arsimin në Kosovë, aq sa nxënësit tanë nuk janë të denjë as të lexojnë, është koha për llogaridhënie, për çdo cent të shpenzuar për meditjet e “komisioneve”, trajnerëve me certifikata partie dhe udhëheqësve me shkollë fillore.

Për të treguar rezultate të mira në testin PISA, arsimin nuk duhet ta mendojmë dhe trajtojmë si një investim të izoluar. Por,
(1) Duhet urgjentisht të shtojmë pjesëmarrjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, aty kur vihen bazat e shkathtësive akademike,
(2) Duhet të përgatiten mësimdhënësit për mësimdhënie me nxënësin në qendër dhe të kontrollohet në vazhdimësi cilësia e mësimdhënies,
(3) Duhet të stimulohen nxënësit për të nxënë dije, njohuri, shkathtësi dhe kompetenca dhe jo nota, që shpërblejnë të mësuarit mekanik.

Për të arritur këtë, natyrshëm nuk mjafton një komision që shpërblen me meditje një tufë besnikësh partiak, por një përpjekje e gjithëmbarshme që përfshin nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollës, drejtoratet komunale për arsim, ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Repbulikës së Kosovës. Vetëm një qasje e tillë që ka në qendër intervenimin nëpërmjet multi-sistemeve e bën të mundshëm rangimin më të mire në PISA.
Deri atëherë, ju bëftë mirë PIZA dhe vajtim të këndshëm”. /KultPlus.com


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Dr.Sami Uka: Grevë? Kundër kujt?

Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Ligji për Pagat: Doktorët të premtën në grevë!

Dr.Arbër Morina: Kirurgët nuk janë në grevë

A do të dalin pagat me rritje: Vjen përgjigja nga Ministria e Financave

Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen pagat me rritje

Mjekët janë me koeficientin më të lartë të inteligjencës

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje

Dr.Sami Uka: Grevë? Kundër kujt?

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kirurgët ishin të parët që e kuptuan mashtrimin e madh që po bëhej me ligjin e pagave

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat