Skip to main content
Protected by Copyscape

Qeveria s’pajtohet me vendimin e Avokatit të Popullit për ta çuar ligjin për pagat në Gjykatë

Qeveria s’pajtohet me vendimin e Avokatit të Popullit për ta çuar ligjin për pagat në Gjykatë



Pas vendimit të Avokatit të Popullit që ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Paga, janë deklaruar edhe nga Zyra e Kryeministrit. Nga kjo zyrë thonë se Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm pas këtij ligji, shkruan Express.

Punëtorët e sektorit publik me gjasë nuk do të mund t’i marrin pagat me rritje as gjatë muajit dhjetor. Arsye për këtë është vendimi i Avokatit të Popullit, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë e këtij ligji me Kushtetutën e Kosovës.



Madje, ky institucion ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme ndaj zbatimit të këtij Ligji deri në një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja.


E ndaj këtij vendimi të Ombuspersonit, janë deklaruar sot edhe nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, në ZKM thonë se Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm pas këtij ligji.

Deklarojnë se në këtë ligj kanë qenë të përfshira të gjitha institucionet, ekspert dhe organizata e sindikata.

“Zyra e Kryeministrit nuk i komenton proceset gjyqësore. Siç e dini është bërë një punë e madhe, nga i gjithë ky proces për ta bërë Kosovën për herë të parë me ligj të pagave, aspekt ky që ka qenë totalisht i pakontrolluar dhe pa kordinuar me mbi 100 vendime ad hoce për vendosje të pagave. Në ligjin për pagat, kanë qenë të përfshira të gjitha institucionet, ekspert dhe organizata e sindikata”, kanë thënë nga kjo zyrë.

Nga ZKM’ja thonë se me këtë Ligj pothuajse të gjithë punonjësit kanë pasur rritje të rrogës bazë, dhe se janë evituar vendimet jo të drejta me të cilat kanë përfituar pa meritë grupe të caktuara të interesit percjell Albinfo.ch.

“Një punë voluminoze me një vit angazhim, që për gjykimim tonë ka qenë e drejtë. Pothuajse të gjithë punonjësit në sektorin publik kanë pasur rritje të rrogës bazë, derisa kujdesshëm janë trajtuar dhe evituar vendimet jo të drejta me të cilat kanë përfituar pa meritë grupe të caktuara të interesit. Prandaj, Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm pas këtij ligji”, thuhet në përgjigjet e ZKM’së.

Ndryshe, se Avokati i Popullit ka dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj, e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Veton Dula.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Mjekët tanë janë të mirë: Nuk ka dallim mes sektorit Publik dhe atij Privat në Shëndetësi

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

A i kanë fajet mjekët që nuk po bëhet koalicioni VV-LDK?

Ja çka bëjnë sindikatat për ligjin e pagave

Ja kush është trupi i të vdekurit i cili po qëndron në QKUK që 8 ditë

Sulmohet me eksploziv QMKF-ja në Pejë, tronditen mjekët

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja çka po bëjnë pacientët me Urgjencën dhe Emergjencën!

Nga 1 janari paga më të larta për 10 për qind në arsim dhe shkencë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat