Skip to main content

Shkup: Mjekët kërkojnë kushte më të mira për të parandaluar ikjen e stafit shëndetësor

Shkup: Mjekët kërkojnë kushte më të mira për të parandaluar ikjen e stafit shëndetësor


Burimi: Radio Evropa e Lirë

Gjatë prezantimit të projekt-buxhetit nga dikasteri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, kanë bërë të ditur se e nga arka e shtetit për shëndetësinë gjatë vitit 2020 do të ndahen 7.1 miliardë denar që është 634 milionë denarë më shumë krahasuar me vitin 2019 në funksion të ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm financiar, me shërbime cilësore ku të gjithë qytetarëve do t’u mundësohet të kenë qasje në shërbimet shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka theksuar se krahas investimeve në infrastrukturën nga buxheti i shtetit në fokus mbetet përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, si dhe motivimi i mjekëve të ri që të shohin perspektivë në vend duke rritur pagat në vazhdimësi si dhe krijimin e mundësive më të mëdha për specializim.

“Gjatë dy viteve të fundit, rritja e pagave të mjekëve specialistë është bërë për 40 për qind dhe për 20 për qind janë rritur pagat e motrave medicinale. Për 20 për qind janë rritur dhe pagat e mjekëve nga kuadri mësimdhënës dhe për 15 për qind janë rritur pagat e të gjithë bashkëpunëtoreve në sistemin e shëndetësisë”, ka theksuar Filipçe.

Ilir Hasani, mjek, thotë se mjekët e rinjtë nuk e shohin perspektivën e tyre në Maqedoninë e Veriut jo vetëm për shkak të pagave të ulëta, por në masë të madhe dhe për shkak të kushteve të këqija në vendin e punës.
“Parametrat kryesor të cilat duhet të korrigjohen janë shumë të mëdha. Puna e parë është që të përmirësohen kushtet e punës së mjekëve, pra jo vetëm se duhet rritur pagat, por edhe kushtet duhet të jenë më të volitshme. Duhet të përmirësohet dhe procesi i zhvillimit profesional të mjekëve dhe personeli mjekësor duhet të krijohen kushte që të paguhet në bazë të punës që e bën” bën të ditur Hasani.

Gjatë prezantimit të projekt-buxhetit, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji është takuar me mjekët specializantë me ko-financim privat dhe dikasteri që ai drejton tashmë ka pranuar kërkesat e tyre, pasi siç ka theksuar kuadro të tilla i janë shumë të nevojshme shëndetit publik.
“Duke pasur parasysh faktin se sa shumë na duhen kuadro të tilla të specializantëve të rinj, ne u pajtuam dhe tashmë po bëhet draft-ndryshimi i ligjit për mbrojtje shëndetësore, të cilin për një kohë sa më të shkurtë, do ta dërgojmë në seancë qeveritare dhe pastaj ta kalojë edhe procedurën parlamentare”, ka theksuar Filipçe.

Por, mjekët thonë se kohë nuk ka dhe se dikasteri i Shëndetësisë duhet të fokusohet në krijimin e kushteve për ngritje profesionale sa më parë sepse pjesa me madhe e mjekeve të paprofilizuar janë ata që largohen nga vendi.
“Në përgjithësi ikin ata mjekë që akoma s’janë profilizuar gjatë fazës së zhvillimit të tyre profesional pas kryerjes së Fakultetit të Mjekësisë, mjekët e rinj largohen jashtë shtetit”.

“Legjislativi aktual në vend si pjesë e reformës së qeverisë së kaluar është mjaft ngulfatës për zhvillimin dhe ngritjen profesionale të mjekëve të rinj. Për fat të keq mund të konstatojë në mënyrë hipotetike se nëse unë personalisht do të isha në fillim të karrierës si mjek nuk besoj se do të mund t’i rezistoja dëshirës së madhe për të ushtruar profesionin jashtë shtetit”, thotë Hasani.
Nga ana tjetër, ish ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, për Radion Evropa e Lirë thotë se mjetet e parapara për shëndetësinë në bazë të projekt-buxhetit për vitin 2020 duket qartë se investimet kapitale për të përmirësuar infrastrukturën e institucioneve shëndetësore janë kozmetike sepse mjetet në këtë drejtim nuk mjaftojnë për tu bërë përmirësime të dukshme në raport me shërbimet shëndetësore që marrin qytetarët.

Taravari thotë se është për t’u përshëndetur rritja e pagave për punonjësit në sektorin e shëndetësisë, por duhet pas parasysh se në shumë objekte shëndetësore mungojnë gjërat elementare ndërkohë që me vite nuk është investuar në modernizimin e aparaturës.

“Mendoj se edhe gjatë vitit 2020 në bazë të mjeteve të projektuara të buxhetit nuk pritet ndonjë ndryshim në politikat shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“E përshëndes pozicionin e dikasterit të Shëndetësisë kundrejt qasjes ndaj pacientëve me sëmundje të rralla, madje mendoj se gjatë vitit 2021 mjetet për këta pacientë duhet të rriten edhe më shumë”, thotë Taravari.
Punonjësit në sistemin e shëndetësisë theksojnë se ulja e stafit mjekësor ka bërë që të ulet dhe cilësia e shërbimeve për shkak të mungesës së kapaciteteve./REL
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

Vakitë në QKUK

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

Ja deri kur shtyhet pezullimi i Ligjit për zyrtarët publikë

Rrahet mjeku në Gjilan, i dyshuari e sulmon pasi e dërgon gruan për kontroll

Vdes kryekirurgu si pasojë e virusit, mediat: mjekët që vdesin konsiderohen martirë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit