Skip to main content
Protected by Copyscape

Sindikatat me një kërkesë ndaj qeverisë dhe avokatit rreth ligjit të pagave


Sindikatat me një kërkesë ndaj qeverisë dhe avokatit rreth ligjit të pagave

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Sindikata e Policisë, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dhe Sindikata e Zjarrfiksave, kanë parashtruar para Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të Popullit, kërkesë që duhet adresuar këto institucione në Gjykatën Kushtetuese për revokim të masës së përkohshme të ligjit të pagave.

Sindikatat theksojnë se si rezultat i reformimit të administratës shtetërore, konform direktivave të BE-së, dhe domosdoshmërisë për harmonizimin e pagave të sektorit publik, u iniciua hartimi i Ligjit mbi pagat e sektorit publik, ligj ky që gjatë hartimit dhe finalizimit të së cilit patëm një mobilizim shumë të madh, sidomos të lëvizjeve sindikale që përfaqësojnë punëtorët me qëllim të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të pagave.

“Pas një pune të gjatë e të lodhshme, pas shumë debateve dhe shpenzimeve të kapacitetit intelektual dhe ekonomik, protestave, grevave dhe veprimeve tjera sindikale të cilat ndikuan në jetën e secilit qytetarë dhe pllakosën vendin duke u bllokuar puna në arsim, shëndetësi, administratë, gjyqësi dhe sektor tjerë, mezi u arrit që këtyre punëtoreve të u sigurohet një pagë e qëndrueshme, proporcionale me rëndësinë e punëve dhe përgjegjësive që kanë për shtetin dhe shoqërinë tonë. Implementimi i këtij ligji konformë përcaktimeve ligjore, do të jetë një shtytje për punë dhe planifikim të ngritjes së karrierës brenda vendit për shumë profile të punëtoreve që veç kanë filluar që t’i trasojnë rrugët e Evropës për të kërkuar punë dhe paga më të dinjitetshme se sa që u ofron aktualitet i vendit tonë. Tash kur përafersisht gjatëdhjetëmije (60.000) punëtorë dhe familjet e tyre priten implementimin e këtij ligji dhe që pagat të procedohen konform një koeficienti të pagesës që është me i dinjitetshme sipas këtij ligji, vërtetë është e dhimbshme që të ballafaqohen më një vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese për pezullim e Ligjit të pagave, duke mos mohuar faktin se për ndonjë kategori të të punësuarve mund të kenë rrjedhur gabime ose shkelje, e të cilat mund të reflektojnë në pagat e tyre, por që si të tilla shumë me lehtë do të mund të evitohen përmes amendamenteve që do të mund të bëhen në Ligjin për paga nga Kuvendi i Kosovës, se sa çfarëdo hapi tjetër që mund të ndërmerret kundër këtij ligji. Ndaj, Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të Popullit ju adresua kjo parashtresë që konform autorizimeve që kanë sipas nenin 113, paragrafin 2, nënparagrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kërkesën tonë ta parashtrojnë para Gjykatës Kushtetuese konform Rregullores së Punës të Gjykatës Kushtetuese, nenit 57, pik a 10 dhe 11 dhe të kërkojnë nga  Gjykata Kushtetuese revokimin e masës së përkohshme (pezullimit) për Ligjin e Pagave, të vendosur përmes vendimit të datës 12.12.2019 për lëndën KO 219/19. Duke pasur parasysh rolin krucial të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, marrë parasysh faktin që përmes këtij vendimi pjesës dërmuese të punëtorëve të institucioneve shtetërore po i cenohen të drejtat legjitime për planifikime familjare mbi bazën e pritjes së pagës me te dinjitetshme të përcaktuar përmes Ligjit të Pagave, shpresojmë që do të hasim në mirëkuptimin tuaj që kërkesa për revokim të vendimit për masë të përkohshme të adresohet dhe aprovohet nga Gjykata Kushtetuese”, një njoftimin e BSPK-së.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Ja sa është paga e mjekëve në Suedi!

Vendimi i qeverisë: Dyfish bonus për mjekët që pranojnë të punojnë në rrethe

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor