Skip to main content
Protected by Copyscape

Afër 400 mijë kosovarë rrezikojnë të mbesin pa të ardhura, shkaktar moskrijimi i institucioneve

Afër 400 mijë kosovarë rrezikojnë të mbesin pa të ardhura, shkaktar moskrijimi i institucioneve


Rreth 400 mijë persona rrezikojnë të mbesin pa të ardhura, për shkak të mosmiratimit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, pa përfshirë këtu edhe ata që marrin subvencione shtetërore.
I tërë ky kolaps shtetëror, vendit mund t’i vije për shkak të mungesës së institucioneve të reja qeverisëse. 
Alarmin për këtë e ka dhënë edhe vetë Ministria e Financave.
Ministria e Financave ka paralajmëruar se në rast të mos miratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31 mars nëse ka vendim nga Kuvendi dhe nga Thesari i Kosovës do të lejohen vetëm pagesat për borxhin publik mund të realizohen sipas afatit të pagesës.
Në një komunikatë për media, MF sqaron se më datën 31 tetor 2019 e ka dorëzuar në Qeveri propozim- buxhetin për vitin 2020, por kjo e fundit nuk ka mundur të aprovojë projektligjin e buxhetit dhe ta dërgojë në Kuvend, pasi ky i fundit nuk ishte konstituuar.
Për më tepër, MF sqaron se propozim-buxheti mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re te Kuvendi i konstituuar, si organe të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare. 
Në pajtim me autorizimet ligjore të LMFPP, Ministria e Financave ka bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore dhe alokimin e tij për organizatat buxhetore, për 2 muaj të vitit 2020, ose 16.67% e ndarjeve finale vjetore të vitit 2019, përkatësisht deri me datën 28 shkurt 2020, pasi është plotësuar kushti sipas nenit 24, paragrafi 1a i LMFPP, përkatësisht për shkak se zgjedhjet janë mbajtur në 4 muajt e fundit para fillimit të vitit fiskal, si situatë e përcaktuar në LMFPP.
Në pajtim me nenin 24, paragrafi 2 i LMFPP, vetëm Kuvendi mund të vendosë për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për 1 muaj, përkatësisht për periudhën deri më 31 mars 2020. Kjo është koha përfundimtare e lejuar për shpenzim buxheti, dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars 2020.
Pas kalimit të afateve të lartpërmendura (28 shkurt, përkatësisht 31 mars), sipas kufizimeve të LMFPP, përkatësisht nenit 24, paragrafi 3, nëse ndarjet e lartpërmendura kanë skaduar dhe Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore nuk është miratuar, atëherë asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore. Megjithatë, MF dhe Thesari janë të autorizuara që të bëjnë pagesa për larjen e një borxhi publik i cili është marrë në mënyrë të ligjshme sipas Pjesës IX të këtij ligji, në kohën kur ato pagesa maturohen.
Në situatën kur nuk miratohet ligji i ri për buxhetin nga qeveria e re dhe kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31 mars (nëse ka vendim nga Kuvendi) dhe nga Thesari i Kosovës do të lejohen vetëm pagesat për borxhin publik mund të realizohen sipas afatit të pagesës, në pajtim me LMFPP, neni 24, paragrafi 3.
Sipas praktikës parlamentare dhe opinioneve ligjore kompetente, duke qenë se Qeveria në dorëheqje nuk aprovon projektligje, dhe më tepër, projektligjin e buxhetit i cili përveç tjerash është edhe dokument politik i cili pasqyron objektivat strategjike dhe programin e qeverisë, mbetet në përgjegjësi të institucioneve të dala nga zgjedhjet e vitit 2019 që të mundësojnë konstituimin e organeve të Kuvendit (komisioneve parlamentare) si dhe Qeverisë, për të trajtuar çështjen e buxhetit dhe projektligjin e buxhetit për vitin 2020, si ndër veprimet e para më se urgjente, propozimin e të cilit si draft e ka dorëzuar Ministria e Financave në arkivin e Qeverisë, përfundon komunikata e MF-së.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Ja sa është paga e mjekëve në Suedi!

Vendimi i qeverisë: Dyfish bonus për mjekët që pranojnë të punojnë në rrethe

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor