Skip to main content

Konflikti i interesit




Neni 417

Konflikti i interesit

1.   Personi zyrtar i cili merr pjesë personalisht në ndonjë çështje zyrtare për të cilën e ka ditur apo është dashur ta dijë se ai apo ajo, ndonjë anëtar i familjes së tij ose të saj, ose ndonjë person juridik që ka të bëjë me të, ka interes financiar, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.

2.   Nëse çështja zyrtare është veprim i prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

3.   Për qëllime të këtij neni, shprehja “merr pjesë” nënkupton ushtrimin e autoritetit zyrtar përmes vendimit, miratimit, mosmiratimit, rekomandimit, këshillimit, hetimit, mbikëqyrjes, administrimit, likuidimit, pagesës ose në ndonjë mënyrë tjetër të ushtrimit të ndikimit të padrejtë për një çështje zyrtare.

4.   Për qëllime të këtij neni, shprehja “çështje zyrtare” nënkupton procedurë gjyqësore ose procedurë tjetër zyrtare; aplikim, kërkesë për vendim ose përcaktim tjetër zyrtar; kontratë apo kërkesë; ankand publik ose veprim tjetër i prokurimit; ose ndonjë çështje tjetër e cila prek interesat financiare të personit zyrtar, anëtarit të familjes apo ndonjë personi juridik që ka të bëjë me të.

5.   Për qëllime të këtij neni, shprehja “person juridik që ka të bëjë me të” - nënkupton personin juridik në të cilin zyrtari apo anëtari i familjes ka marrëdhënie financiare aktuale apo të ardhshme, përfshirë marrëdhënien afariste ose të punës apo dobi financiare të çfarëdo natyre.

6.   Për qëllimet e këtij neni, një anëtar i familjes do të thotë bashkëshorti ose bashkëshortja, prindi, prindi adoptues, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra, gjyshi ose gjyshja, nipat e mbesat nga vajza dhe djali, hallat dhe tezet, nipat e mbesat nga vëllai dhe motra, dajët dhe axhallarët, njerku/njerka, thjeshtri/thjeshtra, vëllai /motra nga njëri prind, i afërmi i gjakut që jeton në të njejtën shtëpi ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit