Skip to main content

Mjekët tanë janë të mirë: Nuk ka dallim mes sektorit Publik dhe atij Privat në Shëndetësi


Mjekët tanë janë të mirë: Nuk ka dallim mes sektorit Publik dhe atij Privat në Shëndetësi

Si për çdo sektor tjetër të shoqërisë, arsim, sistem i drejtësisë, politikë,  edhe për sektorin e shëndetësisë kritikat e gishti i fajit drejtohet pa kursim. Mantel-bardhet (siç i quajmë mjeket dhe infermieret shpeshherë) janë cak i akuzave të shumë njerëzve që jua kanë nevojën, por se në fund sërish jua besojmë shëndetin e besa edhe jetën tonë, sepse as zgjidhje tjetër nuk kemi. Në mesin e mjekëve dhe infermierëve me siguri se ka të atillë që i meritojnë të gjitha akuzat që ju drejtohen, por a janë më të shumtë ata që meritojnë falënderimet tona? Pa dyshim se po.
Është më se e qartë se diçka nuk po funksionon në sistemin e shëndetësisë, ashtu si edhe në pothuaj secilin sektor të shoqërisë. Por kur drejtojmë gishtin në drejtim të fajtorit vet ne, në anën tjetër të pasqyrës.
Këto ditë kam pasur fatin të pranoj shërbimet e disa prej qendrave shëndetësore, si të sektorit privat po ashtu edhe atij publik, e besa edhe disave jashtë vendit, prandaj dua të ndaj një pjesë të kësaj përvoje me ju.
Kosova, për fatin e mirë, ka mjekë jashtëzakonisht të përgatitur profesionalisht, të cilët janë pjesë e sektorit shëndetësor publik. Diagnoza a tyre ishte po e njëjta që kishin dhënë edhe mjekët e spitaleve private në vend por edhe jashtë.  Përderisa shërbimet që ofrojnë ata ne i marrim falas (ose kundrejt pagesave simbolike) të njëjtat në klinikat private jo vetëm jashtë por edhe brenda vendit kushtojnë një dreq e gjysmë.  Ndërsa cilësia e këtyre shërbimeve profesionale mund të jetë më e lartë por assesi më e dobët se e klinikave private.
Kujdesi dhe sjellja ndaj pacientëve është profesionale dhe në përputhje me nevojën që ka pacienti.  Shumë pacientë mendojnë se neglizhohen dhe nuk ju ofrohet shërbimi i duhur, por mendoj se deklarimet e tilla janë të ekzagjeruara dhe të pabaza.  Prej asaj se çfarë kam parë dhe kam përjetuar unë sjellja si e mjekëve  edhe e infermierëve ka qenë jashtëzakonisht profesionale me secilin pacient, edhe atëherë kur pacientët kanë qenë të padisiplinuar dhe dorën në zemër në disa raste edhe të mërzitshëm.
Por pse ne jemi të prirë të besojmë se në klinikat private apo jashtë vendit shërbimet janë me të mira? A kemi arsye të besojmë kështu? cilat janë të metat e sistemit tonë shëndetësor?
Unë nuk pretendoj se i njoh problemet në sistemin shëndetësor në Kosovë por (siç e thash edhe më lart) po e ndaj vetëm përvojën time. çfarë duhet ndryshuar.
Menaxhimi mbetet problemi kryesor , dhe jo vetëm në shëndetësi. Ne disa prej klinikave numri i mjekëve specialist ishte i vogël ndërsa numri i pacientëve që kërkonin shërbime shumë  i madh, përderisa në anën tjetër ka disa klinika që kishin më shumw specialistë sesa pacientë që kanë nevojë për ta.
Furnizimi dhe pajisje Është mëkat i madh që për shërbimet që mjekët tanë mund të i ofrojnë, ne jemi të detyruar të paguajmë mijëra euro në klinika private ose jashtë vendit, sepse mungon aparatura apo pajisjet e mjetet tjera të nevojshme. P.sh. ndonëse ka numër të mjaftueshëm e ndoshta edhe tepër të specialistëve për analiza laboratorike, pacientët janë të detyruar për një numër prej tyre të paguajnë nëpër laboratorë privat ngase mungon aparatura apo materiali tjetër. Apo për  disa lloje të shërbimeve ( operacioneve) duhet të pritet deri ne tri vite ( në ortopedi për shembull) dhe kjo vetëm si pasojë e menaxhimit jo të duhur qoftë me resurse njerëzore qoftë furnizimi me materiale shëndetësore.
Komunikimi– Të dashur mjekë,  e dimë se gjuha mjekësore është e mbushur me terma kryesisht latinë dhe kjo është gjuhë në të cilën ju komunikoni mes vete, por pacientëve kjo gjuhë jua shton frikën. Prandaj ju lutëm me ne si paciente flisni shqip kur na tregoni se nga se vuajmë   dhe çfarë duhet bërë tutje. Kuptoj se ka terma që nuk përkthehen në shqip, por besoj se për shumicën e tyre kimi fjalë shqipe që i kupton secili pa marr parasysh nivelin e shkollimit. P.sh. nëse e pyesni një pacient a ke hemorragji nuk e kupton por po e pyetet e keni gjakderdhje është më e lehtë.  Nuk po flas për rastet e sëmundjeve të rënda kur komunikimi është edhe më i vështire, e ndoshta prania e psikologut është më se e domosdoshme.  Në raste të tilla reagimi i pacientëve apo i familjarëve edhe mund të jetë jo racional edhe ndaj jush ndonëse ju nuk jeni fajtorë.
Të dashura infermiere, roli juaj në sistemin shëndetësor është  po aq I rëndësishëm sa edhe I mjekut.  Ju bëni një punë të shkëlqyeshme, unë këtë e kam parë vet, e sidomos tek sallat e kujdesit intensivë. Ndonëse askujt nuk i dëshiroj të ketë fatin të shoh sa të përkushtuar janë secili infermier apo teknikë që punon në sallën e kujdesit intensive,  do doja ta dinin se sa me kujdes e dashuri e trajtoni secilin pacientë që kalon nëpër atë sallë. Unë ju jam mirënjohëse pafundësisht ndonëse asnjërës prej jush nuk jua di emrat dhe nuk jua mbaj mend fytyrat, por në sytë e mi ju jeni engjëjt në tokë.
Por për fat të keq shumë njerëz nuk e kanë mendimin e njëjtë për infermierë.  Kjo kryesisht për shkak komunikimit.  Si për dreq sa herë që ju uleni të pini një kafe me kolege, një pacient ka nevoje për ju. Mënyra se si ju silleni në atë moment, kënd e lini të prisni pacientin apo kafenë,  e përcakton përshtypjen qe krijohet për krejt punën tuaj. Për mendimin tim kafja çdoherë mund të presë, sidoqoftë ju e dini! Ju po ashtu nganjëherë  ndoshta pa dashje na i tregoni  edhe problemet që ju keni me kolege, shoqe, me vjehrrën apo me burrin.  Muhabetin me kolegen, derisa jeni duke ja bere gjilpërën pacientit pa dashje e dëgjon edhe ajo ose ai. Ju këtë punë e bëni çdo ditë, por kur pacientin ju sheh tek i afroheni me gjilpërë në dorë, e në anën tjetër flisni me kolegen, e bënë  të dyshoj se ju nuk e keni mendjen tek ai/ajo por tek “turshitë që diçka nuk ishin bo të mira sivjet” . Aty ai/ajo i frikohet gjilpërës që keni në dorë, por sapo del nga dera ka mundësi që shkrep një arsenal fjalësh të pakëndshme drejt jush.
Por a janë vetëm mjeket fajtorë për pakënaqësitë ne kemi me ta në veçanti e sistemin shëndetësor në përgjithësi, Jo. A kanë pacientët faj në këtë mes, padyshim se po.
Te dashur pacientë,
Spitali nuk është hotel me pesë yje dhe ju nuk jeni aty për pushime, prandaj ankesat leni në shtëpi dhe filloni të silleni sipas udhëzimeve të personelit mjekësor. Ju i jeni drejtuar mjekut se keni nevojë për të, prandaj duhet të i dëgjoni dhe respektoni këshillat/urdhrat e tij/saj. Në spital nuk shkohet nga qejfi, është e kuptueshme se keni dhimbje, dhe mos harroni se dhimbjet me të cilat po përballeni ju tani, mjekët dhe infermierët përballen çdo orë, çdo ditë e çdo javë, prandaj në vend se vetëm  të ankoheni e të bërtisni e shani, është mirë të ju buzëqeshni e të ju thoni Faleminderit.
Të dashur mantel-bardhë, JU FALEMINDERIT
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit