Skip to main content

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat


Sëmundja e meningjitit si sëmundje ngjitëse në këtë periudhë të vitit ka prekur edhe qytetarët e Kosovës.
Statistikat e Klinikës Infektive pranë QKUK-së thonë kjo sëmundje që njihet si inflamacion i cipave të trurit këtë fillim vit ka atakuar 8 persona, prej tyre 5 të rritur dhe 3 fëmijë.
Infektologu i Klinikës Infektive, Arben Vishaj për KosovaPress ka treguar se sëmundja e meningjiti është sëmundje e rëndë dhe shkaktarë të saj janë viruset apo bakteret.
Sipas tij, përparimet në infrastrukturë në këtë klinik kanë mundësuar diagnostikimin më të shpejtë të kësaj sëmundje dhe parandalimin e viktimave.
“Po sëmundja e meningjitit është një sëmundje e rëndë e cila vjen si pasojë e afeksionit të mikroorganizmave në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar infeksion të cipave të trurit.
Ne aktualisht në Klinikën Infektive në repartin e të rriturve i kemi trajtuar në vitin 2020, 5 raste prej tyre 2 kanë qenë me meningjit bakteror, pra shkaktar kanë qenë bakteret dhe tre pacientë kanë qenë me meningjit viral… Kurse tek fëmijët në vitin 2020 kemi pasur vetëm tri raste dhe ato një meningjit bakteror dhe dy meningjite virale”, njoftoi Vishaj.
Infektologu Vishaj deklaroi se aktualisht në klinik janë duke u trajtuar pesë pacientë dhe gjendja e tyre është e stabile.
Ai ka treguar se në vitin 2019 me sëmundjen e meningjitit kanë qenë të prekur 128 persona, prej tyre 40 pacientë kanë qenë të rritur kurse fëmijët kanë qenë ata më të atakuar me këtë sëmundje dhe numri i tyre përket shifrën 88.
“Ecuria e sëmundjes së meningjitit është e ndryshme dhe varion varësisht nga gjendja e organizmit, varësisht nga shkaktari që e shkakton meningjitin dhe nga koha kur vjen. Për fat të mirë këtë muajin e fundit nuk kemi pasur forma që kanë përfunduar letalisht… Aktualisht i kemi dy pacientë në repartin e të rriturve dhe tre pacientë i kemi duke u trajtuar në repartin pediatrik… Gjendja e tyre është përgjithësisht stabile, janë duke marrë terapinë sipas protokolleve të aprovuara dhe gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë”, u shpreh infektologu.
Mjeku i Klinikës Infektive derisa i ka treguar disa nga simptomat e kësaj sëmundje ka njoftuar se moshat më të prekura zakonisht janë fëmijët.
“Shenjat e para klinike janë zakonisht lodhja, është humbja e oreksit, vjellje, pastaj disa pacientë ndjejnë kokë dhimbje, dhe herë pas here kanë frikë nga drita. Të gjitha këto simptoma kur janë prezentë pacientët duhet të vijnë në Klinikën Infektive dhe ne më pastaj të procedojmë me procedura diagnostike…
Meningjiti nuk njeh moshë ai mund të paraqitet që nga lindja prej neonatursit deri tek moshat e shtyra, mosha nuk është ndonjë parametër, por zakonisht format virale moshat fëmijërore janë më shumë të shpeshta, kurse tek format e rritshme forma bakteriale është më e shpeshtë”, tha ai.
Infektologu Arben Vishaj ka apeluar për shtim të kujdesit gjatë këtyre ditëve duke mos frekuentuar vende ku ka shumë njerëz pasi infeksioni i cipave trunore shpërndahet edhe përmes teshtitjes dhe kollitjes.
Meningjiti ka prekur edhe vendet e rajonit, madje në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe viktima.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Vakitë në QKUK

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Vakitë në QKUK

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit