Skip to main content

Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale




Neni 380

Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale

1.   Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale, përveç veprave penale të parapara në paragrafin 2. të këtij neni, ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër, ose kushdo që strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e arrestimit, ekzekutimit të dënimit apo urdhrit për trajtim të detyrueshëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

2.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me një apo më shumë prej veprave penale në vijim, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet:

2.1. vrasja e rëndë;

2.2. vrasja;

2.3. sulmi me lëndim të rëndë trupor;

2.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;

2.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV – Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtar

2.6. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual;

2.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIII – Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare;

2.8. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve;

2.9. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXIX – Veprat penale të armëve;

3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me vepër penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

4.   Dënimi i paraparë me paragrafin 1. të këtij neni nuk mund të jetë më i ashpër, as sipas llojit e as sipas lartësisë, se dënimi i përcaktuar për veprën penale të kryer nga personi të cilit i jepet ndihma.

5.   Me përjashtim të veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit