Skip to main content

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë javës së ardhshme do të marrë një vendim të rëndësishëm. Kurti pritet ta anulojë vendimin që kishte marrë Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.
Me këtë vendim shefi i ri i Qeverisë do t’ia ulë pagën vetës, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë.Ish- kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të vitit 2017, saktësisht më 20 dhjetor vendosi që t’ia bëjë vetes një dhuratë për fundvit.
Kjo, pasi që pikërisht me këtë datë, Haradinaj në mbledhje të Qeverisë mori vendim që t’ia rris pagën vetes, duke mos përjashtuar edhe ministrat dhe zëvendësministrat.
Paga e Haradinajt deri në ditën e këtij vendimi kishte qenë rreth 1 mijë e 500 euro, ndërsa me vendimin e ri kjo pagë bruto i ishte ngritur 100 për qind e që i bie 2950 euro në muaj.
Nga ky vendim nuk ishin përjashtuar edhe disa punëtorë të Zyrës së Kryeministrit.
Por, kishte edhe prej tyre të cilët nuk ishin përfshirë në këtë vendim, ndonëse punojnë në të njëjtin vend e institucion, pra në Kryeministri.
Mirëpo, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti me të marrë detyrën në konferencën e parë për media ka bërë të ditur se do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e ish-qeverisë pas datës 19 korrik të vitit 2019, ditën kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje.
Madje, ai ka paralajmëruar që do të shqyrtojë edhe vendimet të tjera, të cilat sipas tij nuk janë në përputhje me dispozitat ligjore të shtetit të Kosovës, shkruan FaktePlus.
FaktePlus nga burime brenda Kryeministrisë merr vesh se kryeministri Kurti, shumë shpejtë do të anulojë edhe vendimin që ka të bëjë me paga.
“Kryeministri Albin Kurti këtyre ditëve pritet që ta anulojë vendimin e ish- kryeministrit Ramush Haradinaj të datës 20 dhjetor të vitit 2017 ku ia rriti vetes pagën dhe një pjese të kabinetit të tij qeveritar”, ka thënë ky burim për FaktePlus.
Redaksia e FaktePlus për këtë ka kërkuar përgjigje edhe në zyrën e kryeministrit se kur pritet të merret ky vendim, mirëpo në këtë të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.
Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe avokati dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha.
Ai ka thënë se në ditët në vijim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë kryeministri Kurti pritet që t’ia zvogëlojë pagën vetes dhe këshilltarëve të tij.
“Në ditët në vijim, në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, pritet që z.Kurti t’ia zvogëlojë pagën vetes dhe këshilltarëve të tij. Pajtohem me këtë sepse rritja ishte e pajustifikueshme dhe për pikë të qejfit. Por, ky ndryshim i vendimit të Qeverisë Haradinaj, patjetër që do të ketë implikime negative për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët si rezultat I këtij vendimi fituan rritje të pagës”, ka shkruar ai.
E, sipas tij kjo nuk duhet të ndodhë.
“Me gjasë dikush i ka thënë z.Kurtit që në vendim ta precizojë që zvogëlimi i pagës së tij dhe kabinetit të tij nuk ka efekt juridik për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por kjo është gabim dhe nuk mund të ketë mbështetje në ligj. Ju që e keni ndërmend me i dalë zot pagës tuaj, kujdesuni nga tash se mesi i javës do ju zë me pagë të përgjysmuar”, ka thënë Berisha.
Më 29 janar të vitit 2018 Agjencia Kundër Korrupsionit e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga ana e kabinetit qeveritar, të kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj.
Kjo Agjenci, në opinionin e saj, ka thënë se zyrtarët e lartë publikë (kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat dhe zv.ministrat) që kanë votuar këtë Vendim “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit ‘rast për rast’, dispozitat e caktuara që rregullojnë ‘Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë’, si dhe me shumicën e dispozitave që përcaktojnë ‘Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit të lartë publik”
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni - Themelues i Kirurgjisë moderne kosovare

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci: Jemi duke përjetuar stres nga e mira

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit