Skip to main content

Ja çka shkruan Dr.Halil Krasniqi për Qeverinë e re



Shkruan: Dr.Halil Krasniqi

Përgëzoj qeverinë e re dhe formimin e Institucioneve shtetërore. Qeveritarëve të rinj ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në udhëheqjen dhe avancimin e Republikës së Kosovës drejt Evropës në proceset politike, ekonomike, shkencore, sociale, juridike e tjera.

Me keqëardhje të madhe dëshiroj të shprej moskënaqesin time personale me sjelljet dhe veprimet e deputetëve nga radha e opozites.

Akuzat, kritikat, denoncimet personale, fyerjet e papranuara, ofendimet e shumta të Kryeministrit i cili është votuar nga vetë populli dhe para se të zgjedhet nga kuvendi, para se të filloj punën e tij, më shkaktuan shqetësime dhe dyshime të arsyeshme për besimin, kompetencen, pregaditjen politike të këtyre deputetëve.

Është e drejt personale morale dhe politike të ketë cdo deputet mendimin e tij përsonal dhe politik dhe atë ta mbron me dinjitet. Është e drejt e cdo deputeti të voton sipas mendimit dhe bindjes së tij, por kursesi kundër popullit të tij i cili ju ka besuar përfaqësin e tyrë në dirigjimin dhe mbajtjen e shtetit.

Me hapjen e disuktimeve pas paraqitjes së programit për qeverisje nga z. Albin Kurti, filluan fyerjet, kritikat, kërcenimet e të tjera ofendime personale të drejtuara kundër z. Kurti, sikur të mos kishin këto fare lidhje me politikën e shtetit dhe me personin i cili pas pakë orësh u zgjodh Kryeministër i shtetit.
Sjelljet diskutimet dhe tërë fjala e shumë deputeteve në foltore ishte e pregaditur dhe drejtuar kundër një Personi - Kryeministrit të Kosovës. Në tërë seancën dhe diskutimet e ditës nuk është shtjelluar tema e cila ishte për tu diskutuar, tema e krijimit të Qeveris dhe veshtirësit me të cilat do të ballafaqohen të gjithe deputetet e pranishëm.

Në tërë botën dhe në të gjitha Parlamentet botërore bëhen diskutime dhe kundërshtime në vendime politike dhe lami tjera shoqëroro-politike, por të gjitha këto bazohen në kufij dhe norma kulturore normale politike dhe jo personale private.
Ne nuk mund të jemi të gjithë një mendime dhe të kemi një ide  të përbashkët, të shprehim një vlerësim të njejtë, të vendosim njejtë, por këtu duhet zgjedhur kompromise dhe të gjendet zgjedhje për të mirën e popullit dhe shtetit.

Koalicioni qeverisës, opozita dhe të gjitha  subjektet politike, i pret shumë punë, shumë obligime, shumë vendime dhe një mori detyrash të cilat kërkojn të jenë të zgjidhura me dinjitetin, besimin dhe kompetencen personale.
Unë jam plotësisht i sigurt se kjo qeveri dhe këta qeveritar të zgjedhur dhe të votuar nga vetë Populli, do ti përgjigjen detyrës së tyre të shenjt dhe do ti kryejn detyrat e tyre me ndërgjegjën më të madhe njerëzore dhe politike.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit