Skip to main content

Ja pse nuk iu merr gjumi edhepse jeni të lodhur!


Mjekët që merren me problemet e gjumit na kujtojnë se ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis asaj kur ndiheni të lodhur dhe të përgjumur, gjë që është e rëndësishme ta dini.

“Ju sigurisht që mund të ndieni lodhje dhe përgjumje, por këta terma shpesh janë të përzierë,” thotë eksperti i gjumit, Shelby Harris.
Përgjumja është e lehtë për t’u përballuar
“Përgjumja nuk ka të bëjë me ndjenjën e një rënie të përgjithshme të energjisë në trup,” thotë Harris, duke shtuar, “por për ndjenjën kur thjesht na duhet gjumi, kështu që do të ndjehemi më mirë menjëherë nëse flemë pak.”
“Por nëse nuk jemi të lodhur, gjumi nuk vjen lehtë, pasi trupi, mendja dhe psikika po përpiqen të punojnë me energjinë që kemi dhe nuk mund të futemi në letargji,” shpjegon mjeku.
Lodhja, nga ana tjetër, thotë Harris, ndjehet sikur po mbajmë një ngarkesë të rëndë dhe nuk kemi energji për ta bërë këtë, transmeton KosovaPress.
Lodhja dhe pagjumësia shpesh shkojnë së bashku
Ekziston një rreth vicioz që vjen me ndjenjën e lodhjes së madhe, kur jemi aq të lodhur sa nuk mund të flemë, kështu që “ngecim” në modelin e rraskapitjes së plotë.
“Shumë njerëz që vuajnë nga pagjumësia, nëse nuk shkaktohen nga probleme të tjera mjekësore ose psikiatrike, ndjehen të lodhur, por jo të përgjumur. Edhe kur janë duke luftuar, nuk mund të bien lehtë në gjumë,” thotë mjeku.
Përgjumja zakonisht tregon një problem specifik
Shpesh e dimë se jemi të përgjumur, pasi për dy javë rresht, mbetemi zgjuar deri në ora dy të mëngjesit.
Sidoqoftë, nëse ndjehemi të përgjumur edhe përkundër gjumit të vazhdueshëm, Harris sugjeron të flasim me mjekun për atë që mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.
Lodhja është më e vështirë të përcaktohet
Nëse ndiheni të lodhur dhe keni mungesë energjie për një kohë të gjatë, Harris sugjeron të punoni në rutinën tuaj të mbrëmjes duke eliminuar të gjitha shkaqet e ndërprerjes së gjumit.
Sigurohuni që ta ulni stresin në nivelin më të ulët të mundshëm, shkoni të flini çdo natë në të njëjtën kohë dhe kufizoni konsumimin e ushqimeve të rënda tri orë para gjumit.
Aktiviteti fizik ose ecja mund t’ju ndihmojnë gjithashtu.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Qeveria i largon nga puna disa sekretarë të ministrive, i qet në listën tepricë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit