Skip to main content

Kimete Berisha: Euforia e frikshme e Richard Grenell



Shkruan: Kimete Berisha

Është një pozant mendjemadh, të cilit me çdo kusht i duhet një 'sukses' i shpejtë në Kosovë.

Nuk ka suksese urgjente.

Hashim Thaçi e quan 'energjik' por Grenell është euforik, arrogant dhe moskokëçarës.

Richard Grenell ka paralajmëruar sanksione ndaj Kosovës nëse nuk hiqet taksa, por jo sanksione edhe ndaj Serbisë nëse nuk e ndalon fushatën kundër njohjeve të Kosovës.

Të hiqet taksa ndaj mallrave serbe siç kërkon Grenell, krejt në rregull, le të hiqet menjëherë, por këtij nuk i pëlqen as reciprociteti.

Që do të thotë, ky nuk ka asnjë plan tjetër përveç ta heq taksën ndaj Serbisë, dhe kjo do të ishte arritje e tij personale politike.

Pse Grenell është kundër reciprocitetit?
Që Serbia të ketë të drejtë të jetë e padrejtë me Kosovën, e Kosova vazhdimisht t'i miratojë padrejtësitë.
Çfarë avokati është ky?
I kujt është?
I Serbisë?

Pse nuk kërkon nga Aleksandër Vuçiq ta respektojë Marrëveshjen e 19 Prillit 2013 (mes H.Th. e I.D.), në veçanti pikën 14-të që obligon palët të mos e bllokojnë njëra-tjetrën.

Për ironi të inicialeve të H.Th në marrëveshje, bash Ivica Daçiq e udhëheq propagandën kundër shtetit të Kosovës.

Ne kemi punë me një shtet që nuk i respekton marrëveshjet, në daç hiqe taksën, në daç mos e hiq taksën, në daç vendos reciprocitet, në daç mos vendos reciprocitet, Serbia nuk i respekton Marrëveshjet që i nënshkruan.
Prandaj, edhe nëse arrin marrëveshje finale
me Serbinë, nuk ke arritur asgjë.

A jetohet pa 'marrëveshje'?
Koha ka dëshmuar se më së shumti e respektojmë njëri-tjetrin kur 'nuk flasim'.

Grenell ka dështuar të shes mend në Gjermani, por është i përshtatshëm për vende të vogla (si Kosova), se këtu vjen në shprehje vogëlsia e tij, këtu në mesin tonë e ka shansin jetësor të fryhet, fryhet e fryhet e askush të mos i thotë ''çfryju', sepse ne e dimë se ky është Amerika, e Amerikës s'i thuhet Jo.

Edhe Hashim Thaçi kujton se është 'Kosova', po nuk është.
Më së miri e kish kuptuar nëse i kishin kërkuar përgjegjësi ligjore, pse ky kah t'rrotullohet (e shkel Kushtetutën), flet për ndarjen e Kosovës (që e quan me eufemizëm 'korrigjim i kufirit').

P.S. Ku ka superfuqi që e jep Kosovën për Grenellin!
'Grenella' ka sa të duash, e Kosova është veç Një.
Mos u tut!
Thuaji Narcistit 'Jo'.
Lype një 'Grenell' tjetër, që nuk i ngutet kaq shumë.
Dhe që nuk i 'tremb' shqiptarët me kaq lehtësi dhe nënçmim.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Vakitë në QKUK

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Vakitë në QKUK

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit