Skip to main content

Kimete Berisha: Fundi i hakmarrjes ushqimore të Ramush Haradinajt



Shkruan: Kimete Berisha

Taksa 100% ndaj mallrave serbe është 'ndëshkim' i bukur i shqiptarëve ndaj serbëve, por ndëshkimi është hakmarrje.

E hakmarrje evropiane dhe të bukur (ish dasht mos me pas), anipse ka, por hakmarrja perendimore nuk shihet, prandaj ajo që nuk shihet 'nuk ekziston'.

Sepse, Evropa është përparimtare, kurse hakmarrja është gjithmonë primitive, e hakmarrje 'moderne' nuk mundet me pas.

Prandaj, për të pasur sukses projekti i hakmarrjes, duhet mos m'u vërejt hiç, as 0.1% lëre më 100%.

Se kur hakmarrja shqiptare ndaj specave e kastravecave serbë shihet me sy, atëherë serbët i bën të duken 'viktimë' e një hakmarrjeje të organizuar ushqimore.

Në vend se shteti serb të përgjigjet për krimet monstruoze ndaj shqiptarëve, ne qe 1 vit e disa muaj baravatemi e sillemi jo si shtet, po si fabrikë ushqimore, me drejtor Ramushin, i cili ka arrit me ndrru temën kryesore mes shqiptarëve dhe serbëve, 'armiqësinë' e ka zbritë në nivel të ushqimit e mallrave.

Armiqësi që hahet, pihet dhe përfundon në WC.

Hakmarrja ushqimore jep rezultate, por vetëm ushqimore, konsumuese.

Neve nuk na hiqet mërzia pse gëzohemi që serbët po pësojnë humbje në pare për shkak të taksës.

Ne kemi probleme të tjera me Serbinë, probleme politike, që nuk zgjidhen me hakmarrje që shitet me pare.

Hakmarrja nuk blihet me pare e as me taksë.

Ne gëzohemi që avokati më i madh i UÇK-së, Kryeministri Albin Kurti, do ta padis Serbinë për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.
Kjo është 'hakmarrje' dinjitoze, është Drejtësia që neve na i flladit zemrat, e jo inteligjenca jonë me zbrit në nivel të gurabijave.

Reciprociteti është 'hakmarrja' e duhur.
Anipse tingëllon si principi i ligjit fë shpagimit 'Sy për sy, dhëmbë për dhëmbë'.

Reciprociteti duket 'fer', të lejon të jesh i mirë si tjetri, ose i keq si tjetri, jo qysh na mëson feja e paqes të jesh 'i mirë edhe me të keqin'.
Pra, reciprociteti të lejon të jesh i keq me të keqin, bile të lejon të jesh i keq e gjysmë.

P.S. Edhe dashuria është torturë reciproke (sipas Proustit), se lëre më urrejtja.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit