Skip to main content

Kirurgu shqiptar, storie suksesi në Gjermani



Shqiptarët tani edhe në fushën e mjekësisë po triumfojnë, duke treguar suksese të mëdha

Mjeku shqiptar Dr. Halil Krasniqin është ligjërues në Heidelberg dhe drejtor në Klinikën Vaskulare në Spitalin Helios, në Pforzheim të Gjermanisë. Ai është ndër kirurgët endovaskular më të njohur në Evropë dhe një ndër mjekët e parë nga Gjermania, i cili do të shërbejë në Klinikën Digjitale.
Meqenëse, Krasniqi tani është shefi i kirurgjisë së enëve të gjakut, ai njihet si një nga mjekët më të shquar shqiptarë në Gjermani e më tej, përshendeti takimin e shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani që u mbajt më 25 janar 2020. Në kuadër të fjalës së tij përshendetëse, Krasniqi mbajti një prezantim mbreslënës, frymëzues e shumë motivues, duke treguar të gjitha sfidat e veshtirësitë, por edhe arritjet e shkëlqyera gjatë karrierës profesionale, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se Krasniqi ka shpikur për herë të parë pajisjen “Krassa”, e cila bën të mundur intervenimin me invasion minimal të enëve të gjakut, vetëm me një shpuarje, pa prerje. Tani me një shpuarje, është i mundur trajtimi i sëmundjeve të enëve të gjakut (stentimi) në dy drejtime, në drejtim të zemrës dhe drejtim të këmbës!
Shpikja „Krassa“ tani e bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një punktion me gjilpërë në tërë trupin edhe në drejtim të zemres, edhe në drejtim të këmbës pa bërë asnjë prerje. Ballonimi dhe implantimi i stentave është i mundur në çdo arterie dhe venë në tërë trupin.
Po ashtu, menjëherë pas zbulimit, ajo doli në tregun botëror, të cilin e prodhon firma e produkteve mjekësore. Ky istrument është shumë i mirëpritur nga kolegët e fakulteteve të ndyshme të Krasniqit që bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një punktion me gjilpërë në tërë trupin edhe në drejtim të zemres, edhe në drejtim të këmbës, pa bërë asnjë prerje. /Albinfo.ch
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit