Skip to main content

Ligji i Pagave, Kushtetuesja kërkon sqarime shtesë nga avokati i popullit për kërkesën e SBASHK-ut


Ndonëse mblodhën nënshkrime për të kërkuar revokimin e pezullimit të Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese, mësimdhënësit dhe Sindikata e Arsimit ende nuk kanë përgjigje. Përderisa Kushtetuesja i kërkon sqarime shtesë për këtë kërkesë Avokatit të Popullit ndërsa njohës ligjorë vlerësojnë se mund të hidhet poshtë nga Gjykata.
Pezullimi i Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese po ndikon drejtpërdrejt në punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit.
“Jo vetëm paga e mësimdhënësit, por edhe pagat e sektorëve të tjerë janë shumë të ulëta. Paga që e merr sot mësimdhënësi është një shportë shumë e vogël pasi ka inflacion dhe rritje të çmimeve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ahmet Pllana.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes Avokatit të Popullit mësimdhënësit nga i gjithë vendi kanë kërkuar nga Gjykata revokimin e këtij vendimi.
“Është dërguar kërkesa tek Avokati i Popullit, por ende nuk kemi marrë informacion nga ta nëse Gjykata Kushtetuese u ka thyer ndonjë përgjigje”, deklaroi nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër Zyra e Avokatit të Popullit thotë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Gjykata
“Avokati i Popullit ka pranuar kërkesë nga një numër i madh i shkollave të cilat kanë kërkuar që Avokati i Popullit të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese anulimin e vendimit me të cilin e ka pezulluar Ligjin për Pagat. Avokati i Popullit më 23 janar 2020, e ka njoftuar Gjykatën Kushtetuese me këtë çështje duke ia dërguar kërkesën e këtyre shkollave. Deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë njoftim nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit.
Kurse Gjykata Kushtetuese thotë se nga Avokati i Popullit kanë kërkuar sqarime shtesë për dosjet e dërguara dhe se një kërkesë për revokim të vendimit ka të drejtë ta bëjë vetëm IAP.
“Gjykata e ka informuar Institucionin e Avokatit të Popullit se, bazuar në pikën (10) të rregullit 57 [Vendimi për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, një masë e përkohshme mund të revokohet vetëm me kërkesë të palës parashtruese (në rastin konkret IAP-së). Të gjithë të tjerët në këtë rast, përfshirë këtu edhe institucionet arsimore, mund të kenë vetëm statusin e palës së interesuar, por jo edhe të “palës” “, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa njohës të çështjeve ligjore vlerësojnë se një kërkesë e tillë ka më shumë për qëllim presionin ndaj qeverisë sepse ligjërisht mund të hedhet poshtë nga Kushtetuesja.
“Në çfarëdolloj peticioni apo kërkese që vjen nga Sindikata ajo hidhet poshtë. Normal Gjykata Kushtetuese e pranon, por gjatë shqyrtimit e hedh si të pabazuar. Kjo më shumë është presion ndaj Qeverisë se presion ndaj Gjykatës”, deklaroi Anton Nrecaj.
Sipas SBASHK-ut në muajt sa ligji është i pezulluar një mësimdhënës merr më pak rreth 320 euro.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Vakitë në QKUK

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Vakitë në QKUK

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit