Skip to main content

Mjekët apel prindërve: Mbani fëmijët larg telefonit!


Deri në moshën 6 vjeçar fëmijët nuk duhet të përdorin telefonin. Mjekët okulistë apelojnë prindërit që të mos i lejojnë fëmijët të qëndrojnë para ekranit të kompjuterit apo telefonit pasi iu rëndon shikimin. Kujdes po ashtu duhet të tregojnë edhe të rriturit, të cilët duhet të evitojnë qëndrimin para këtyre mjeteve të komunikimit.

Për të qetësuar një fëmijë nga të qarat, për të gjetur pak kohë për punën apo për veten, shpesh prindërit e gjejnë zgjidhjen te telefoni.
Ua lënë këtë të fundit në duar të vegjëlve duke iu dëmtuar shikimin.
Mjekja okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve, Rezarta Shkurti, apelon prindërit që të mos i lejojnë fëmijët të përdorin telefonin apo kompjuterin të paktën deri në moshën 6-vjeç.
Rezarta Shkurti: Para moshës 6 vjeç në mënyrë absolute, prindërit nuk duhet të lejojnë fëmijët me telefon. Krijohet sistemi okular i syrit, merr parametrat e vetë kristalina që është thjerrëza kryesore e shikimit. Nuk jemi tolerantë në këtë pikë dhe nuk duhet të jemi tolerantë. Fëmija nuk mund të ketë telefon vetë po ka të prindërve. Prindi është gabim që i lë telefonin fëmijës.
Por në përdorimin e telefonit apo kompjuterit kujdes duhet të tregojnë edhe më të rriturit, të cilët duhet te evitojnë qëndrimin para tyre sa më shumë të munden
Rezarta Shkurti: Për më të rriturit hyjmë në dy sfera. Ata që e kanë mjet pune kanë zgjidhje. Aktualisht sot ekzistojnë ekrane shumë të mirë filtërmbrojtës që ti ja modifikon kompjuterit dhe ai të mbron në një përqindje tepër të lartë. Nëse nuk e ke këtë mundësi mund të drejtohesh tek një okulist, të bësh një vizitë, ai të sugjeron një syze qetësuese me një xham special që quhet antireflektim. Për kategorinë tjetër që nuk e kanë të nevojshëm kompjuterin, të rrinë sa më pak të munden.
Por cilat janë disa nga problemet që shkaktojnë në shikim këto aparate?
Rezarta Shkurti: Qëndrimi para të gjitha llojeve të ekraneve rëndon çdo faktor që edhe ka qenë i lindur në sy, shkakton sëmundje të syrit por që nuk janë sëmundje të lidhura me numrin, dioptrinë.Por shkakton tharje të syve, lotim të syve, herë pas here një lloj diskonforti sikur sytë i ke me kripë, kokrra rëre. Ky sy nuk quhet sy i shëndetshëm, quhet sy i thatë. Është sëmundje më vete, quhet sy i kuq dhe kërkon mjekim.
Mjekja okuliste, Rezarta Shkurti, jep po ashtu disa këshilla se si mund të shpëtojmë nga sëmundjet që prekin syrin.
Rezarta Shkurti: Ndriçimi në ambjent shton faktorin rrezatim pasi kontrasti midis ekranit që ka ndriçimin elektromagnetik dhe një dhomë gjysmë të ndriçuar, shton fluksin që hyn në sy. Përpos që fëmijët nën moshën 5 vjeç e kanë sistemin e syrit okulart të paformuar mirë. Fëmijët e vegjël duhet të përdorin syze dielli, që nga mosha 5 vjeç janë të fabrikuara me faktorin mbrojtës 3N. Rrezatimi diellor është i barabartë me atë të kompjuterit.
Edhe pse mjekët thonë se ka një sensibilizim të qytetarëve për shëndetin e syve ata apelojnë që me konstatimin e shenjave të para të drejtohen te mjeku, pasi ashtu si në çdo patologji është më mirë të parandalosh sesa të kurosh.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit