Skip to main content

Nasim Haradinaj akuzon “komandantët e PAN-it”


Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK’së, Nasim Haradinaj, u ka dhënë disa këshilla opozitës, që përbëhet nga partitë e ish-komandantëve të UCK-së.
Ai u kërkon që të mos vajtojnë e i akuzon se kanë dhënë territor, kanë krijuar Gjykatën Speciale, e për fajt të tyre janë larguar të rinjtë nga vendi. Nasim Haradinaj i akuzon partitë e komandantëve që kanë punësuar të paditur.
Haradinaj i ka akuzuar opozitën e tanishme të përbërë nga PDK’ja, AAK’ja e Nisma, se 20 vjet kanë jetuar si mbretër, pa u interesuar për popull.“Dy dekada keni qenë në pushtet dhe secili prej jush ka jetu si mbret, ndërsa për popull asnjërit prej jush s’i ka ngrënë palla, prandaj kapeni vetën për hunde dhe mos u ankoni “jo është fajtorë tezja, jo daja, jo halla”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Gazeta Express.
Madje Haradinaj akuzon pushtetin e deritanishëm për nepotizëm, duke thënë se kanë ardhur në pushtet “tezja, halla e daja” dhe me padituri, sipas tij, e kanë shkretuar vendin.
Ai i lë fajtorë opozitën për Gjykatën Speciale, për dhënie të territorit Maqedonisë Veriore e Malit të Zi, përmes demarkimeve të kufijve, për largim nga vendi të qytetarëve.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotën të Haradinajt:
Opozitë e dashur :
Nuk është koha për vetvajtim në stilin :
“Iuu nonë bre çka na gjeti, nuk na dha votën mileti”.
Dy dekada keni qenë në pushtet dhe secili prej jush ka jetu si mbret, ndërsa për popull asnjërit prej jush s’i ka ngrënë palla, prandaj kapeni vetën për hunde dhe mos u ankoni “jo është fajtorë tezja, jo daja, jo halla”.
Tezja, daja dhe halla me ndihmën e juaj kanë ardhur në pushtet dhe e kanë shkretu me pa diturinë e tyre edhe më tepër Kosovën e shkretë.
Dy dekada i keni pasur kohë për m’e tregu rezultate dhe rezultatet tuaja më të medha kanë qenë:
1.Aprovimi i Gjykatës një etnike Speciale,
2. Aprovimi i Demarkacionit me Maqedoninë ku Kosova i ka humbur 2000 hektarë,
3. Aprovimi i Demarkacionit me Malin e Zi ku Kosova i ka humbur 8300 hektarë edhe pse për këtë kauzë të rrejshme paraprakisht e kallët krejt Kosovën.
4. Zbrazja e Kosovës nga të rinjtë , të rejat, e jo rrallëherë edhe nga pleqtë dhe plakat.
Nuk vajtojnë burrat siç vajtuat ju ditën kur u zgjodh Qeveria, sepse i gërditeni jo vetëm popullit, por edhe Zotit nëse ekziston një i tillë.
Ju në vend se m’e reflektu, mu pendu, me ulë kokën prej turpit dhe m’i pranu gabimet, po qitni zjarr prej gojës si kuçedrat.
Arroganca e njerëzve që kanë mëkatuar dhe abuzuar dy dekada me pushtetin është totalisht e shëmtuar dhe papranueshme
Prandaj nëse vazhdoni me këtë taktikë j’u betohem në komb dhe flamur që keni me humb edhe më tepër mbështetjen e sovranit, gjegjësisht popullit.
Keni m’u shkri si kokrra e sheqerit në ujë dhe s’ka m’e j’u ndihmu asnjë herë vajtimi në stilin oj, oj, oj e uj, uj, uj..
Ai njeri që ua ka përpiluar këtë strategji amatore retorike dhe praktike të veprimit destruktiv dhe vetvajtues është armiku juaj më i madh.
Nëse ju frigoheni aq shumë prej Albinit me të cilin s’keni qenë kurrë në koalicion, atëherë pse keni frikë nga Ldk partneri juaj i përhershëm në të kaluarën?
Frika juaj sipas kësaj matematike do të duhej të reduktohej së paku 50%.
Sa më të dobët që dëshmoheni ju në të ardhmën si opozitë, aq më lehtë do ta ketë Qeveria për të abuzuar me përgjegjësinë e saj.
Prandaj, mos e paragjykoni punën e qeverisë së sapoformuar, por në vend të kësaj bëjeni një analizë të gabimeve, mëkateve dhe dështimeve tuaja.
Çdo njeri që e kërkon gabimin të tjetri pa e kërkuar së pari te vetvetja, është një njeri i padenjë për pushtet, sepse pushteti i suksesshëm bazohet në përgjegjësi dhe llogaridhënie.
Mirëpo si duket ju aq jeni llastuar me votën e pamerituar të popullit në të kaluarën, sa që këtyre dy fjalëve ia keni harruar kuptimin.
30% të deputetëve tuaj në të kaluarën kanë dalë në foltore vetëm nëse dikush ka bërë sevap për t’ua përpiluar një shkrim, prandaj nuk janë në gjendje për t’i lexuar as shkrimet e tyre si duhet dhe kjo është turpi i turpit.
Veprimi juaj më i duhur në këto çaste të vështira për Kosovën do të ishte adresimi i nevojës për unitet Pozitë-Opozitë për temat e rënda që e presin Kosovën.
Sepse asnjë karrierë politike nuk është më e rëndësishme se sa populli, shteti dhe atdheu.
E sa i përket Qeverisë së sapozgjedhur, ju duhet të jeni monitorues të punës së saj, e qe besa edhe gjeneratorë të ideve të reja së si mund të perfeksionohet puna.
Nëse këtë nuk jeni të aftë ta bëni e që edhe po dyshoj shum, me ketë qasje që filluatë, dijeni që keni për të perënduar politikisht si dielli në ferr.
Kaq pata për të thënë kësaj radhe.
Sinqerisht :
Nasim I.Haradinaj
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni - Themelues i Kirurgjisë moderne kosovare

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit