Skip to main content

Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare




Neni 386

Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare

1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të:

1.1. nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë apo të fsheh ndonjë fakt material në procedurë zyrtare;

1.2. parandalimit apo vonesës së pjesëmarrjes apo dëshmisë së ndonjë personi në procedurë zyrtare;

1.3. parandalimit apo vonesës se ndonjë personi nga komunikimit i informatës zyrtarit policor ose hetuesit tjetër të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me kryerjen e veprës penale;

1.4. parandalimit apo vonesës së ndonjë personi nga paraqitja e çfarëdo dokumenti apo regjistri në procedurë zyrtare;

1.5. nxitjes së ndonjë personi që të ndryshojë, heq, fsheh, shkatërrojë, dëmtojë ose ta bëjë të pashfrytëzueshëm, tërësisht ose pjesërisht, ndonjë regjistër, pasuri, send ose dokument me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të objektit në procedurë zyrtare;

1.6. nxitjes së personit të shmang thirrjen për të dhënë dëshmi ose për të paraqitur dëshmi në procedurë zyrtare; ose

1.7. nxitjes së dëshmitarit apo ekspertit për të refuzuar dhënien e dëshmisë ose për të dhënë dëshmi të rreme në procedure gjyqësore, procedurë për kundërvajtje, procedurë administrative ose në procedurë para noterit apo në procedurë disiplinore, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

2.   Kush me qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore, procedurën kundërvajtëse, procedurën administrative, në procedurën para noterit publik ose në procedurën disiplinore fsheh, dëmton, asgjëson, ose bënë të pa përdorueshme, në tërësi ose pjesërisht, sendin e personit tjetër ose dokumentet që mund të përdoren si prova, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet.

3.   Me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni dënohet edhe kushdo që me qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore ose administrative largon, zhvendos ose ndërron vendin e shenjave të kufijve kadastral, shenjën e matjes së tokës ose çfarëdo shenje tjetër që shënjon pronësinë a pasurinë e paluajtshme ose të drejtën për shfrytëzimin e ujit, ose për të njëjtin qëllim vendos shenja të tilla me qëllim të mashtrimit.

4.   Kushdo që gjatë kryerjes së veprës penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni përdor dhunë ose kanos më përdorim të dhunës, dënohet me së paku dy (2) vjet burgim.

5.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj dëshmitarit, kryesi dënohet me së paku tre (3) vjet burgim, e nëse vepra e tillë rezulton me lëndim trupor, kryesi dënohet me së paku pesë (5) vjet burgim.


 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit