Skip to main content

Rrezikimi i trafikut publik




Neni 370

Rrezikimi i trafikut publik

1.   Kushdo që shkel ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikon jetën e njerëzve apo pasurinë dhe me këtë i shkakton dikujt dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

2.   Kushdo që shkel cilindo ligj mbi trafikun rrugor apo transportin rrugor dhe me këtë rrezikon trafikun hekurudhor, me tramvaj, me trolejbus, me autobus, me teleferik ose trafikun ujor dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën e njerëzve, sigurinë fizike ose pasurinë, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet.

3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2. i këtij neni rezulton me dëm pasuror në vlerë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

4.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

5.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

6.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

7.   Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me dëm pasuror në vlerë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

8.   Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.


9.   Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit