Skip to main content

Rudina Xhunga: Mjekëve të këtij vendi, të kujtohemi t’u themi dhe faleminderit!



Gazetarja Rudina Xhunga teksa ishte e ftuar sot në rubrikën e përjavshme ‘Opinion’ në ‘News24’ deklaroi se shqiptarët duhet ta marrin seriozisht koronavirusin që ka shpërthyer në Kinës, duke u shfaqur dhe në vende të tjera të botës.

Përballë moderatores Nisida Tufa, gazetarja pohoi se ekziston rreziku nga ky virus, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që për çdo shqetësim përgjigjen duhet ta gjejnë tek mjeku.

“E marrim me të qeshur dhe themi; është në Kinë, nuk vjen këtu Koronavirusi. Në botë, ndodhi ajo që nuk mendohej. U mbyllën linjat ajrore në Itali, në Britani. E mira është që ta marrim seriozisht, pasi jemi pjesë e botës. Ajo që vë unë re është; “Ë mo se ka plot kinezë”. Unë u mundova ta shoh përtej këtij lajmi. Unë realizova një lidhje me një radio kineze që flasin në shqip, një shqipe të mrekullueshme. Ato gra që janë kineze, kanë dhe një emër në shqip. Kinezët janë njerëz që dinë shqip. Thonë; mirë u takofshim. Ata janë në shtëpi, nuk dalin. Njëra nga zonjat më tregoi se si djali i saj kishte pikturuar virusin kinez, Koronavirusin, që ishte jashtë dhe nuk futej dot brenda në shtëpi. Ajo zonjë më tha; “Jeta jonë është e rregullt. Optimizmi nuk mungon në vendin tonë”. Ndaj optimizmi i saj më preku. Njerëz si ajo janë duke u prekur nga koronavirusi. Ne jetojmë në një botë, ku ndajmë bashkë të mirën dhe të keqen. Njerëzit nuk duhet ta kërkojnë përgjigjen në portale, po çfarë të them unë?! Uroj mos të prekemi. Unë jam gazetare. Por përgjigjen duhet ta marrim te mjeku. Duhet të kujdesemi për higjienën, larjen e duarve. Jemi ura lidhëse mes mjekut dhe njerëzve”, pohoi Xhunga.

Teksa u ndal te masat e ndërmarra në vendin tonë për këtë virus, Xhunga tha se nuk duhet të përjashtohet fakti dhe të ecën me idenë se Shqipëria është e paprekshme.

“Mund të vijë dikush këtu pas 14 ditësh. Nuk duhet të përjashtojmë faktin se Shqipëria është e paprekshme. Gjithë bota po flet për vaksinën e koronavirusit. Por një italiane që kishte rrogën 1500 euro është në grupin e mjekëve për vaksinën e koronavirusit.”, -tha ajo. Po ashtu Xhunga komentoi edhe radhët e gjata në urgjencën e Pediatrisë, ndersa theksoi se kjo vjen për shkak të fluksit nga virozat dhe gripi në këtë sezon.

“Të flas nga eksperienca personale. Unë jam nënë, s’jam mjeke. E kam çuar fëmijë dhe kam bërë këtë pyetje; “pediatrët në Shqipëri të vonojnë dhe kanë probleme”. Por pediatri i vajzës më ka thënë të kundërtën. Tirana nuk është Tirana, por Shqipëria, tek ai pavioni që është plotë. Jo të gjithë kanë mundësi që të shkojnë te privati. Nuk mendon se janë më të mirët të mundshëm. Duke qenë nënë e një fëmije, pediatrët janë më të mirët e këtij vendi. Kam besim tek ata. Kanë dhe ata fëmijë.ëmuren edhe ata me grip. Duhet të kujtohemi dhe t’i themi; faleminderit që jeni.”, tha në mbyllje Rudina Xhunga./Balkanweb
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit