Skip to main content

Sa u rrezikohet shëndeti mjekëve gjatë punës?


Ariana Kasapolli - Selani
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në të cilën funksionojnë gjithsej 37 klinika, institute dhe shërbime, nuk është bërë asnjëherë vlerësimi real mbi rrezikshmërinë në punë, thonë përgjegjësit në sektorin për mbrojtje dhe siguri në punë.
Sali Bllaca, shef i sektorit për mbrojtje dhe siguri në punë, në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse ka klinika brenda këtij institucioni që punojnë me orare të ndryshme, në asnjë klinikë, asnjëherë nuk është bërë vlerësimi real mbi rrezikshmërinë e punës.
Varësisht rrezikshmërisë, përcaktohet edhe orari i punës. Kështu që disa prej klinikave, punojnë me nga 30 dhe jo 40 orë pune në javë, si dhe kanë pushim të zgjatur vjetor prej 30 ditësh në vend të 20.
Aktualisht, klinikat që punojnë me orar të shkurtuar, që konsiderohen edhe me rrezikshmëri më të lartë janë ajo e Onkologjisë, Radiologjisë, Anesteziologjisë dhe Mjekimit intensiv, Klinika Infektive, Kirurgjia, Njësia Nukleare dhe Patologjia.
Sali Bllaca shton se brenda vitit 2020, do të bëhet vlerësimi real i klinikave nga persona përgjegjës, por edhe nga ekspertë të jashtëm.
"Atyre klinikave që u është shkurtuar orari i punës, sipas Kontratës kolektive, i kanë përcaktuar vetë oraret, pa një matje reale. Shërbimet e tjera nuk përfshihen këtu, por këtë nuk mund ta përcaktojë askush, e as ne si institucion, pa e bërë një vlerësim të rrezikshmërisë. Andaj, ne kemi filluar ta bëjmë këtë vlerësim dhe është në përfundim të mjekësisë nukleare”.
"Tash jem në procedura të kontraktimit të shërbimit nga institucione përkatëse dhe ekspertë të jashtëm. Do të thotë, në bazë të Kontratës kolektive sektoriale këto shërbime janë përfshirë, por të gjitha do të rivlerësohen, pasi janë masë e përkohshme dhe më pas do të kategorizohen vendet e punës sipas rrezikshmërisë", thotë Bllaca.
Në anën tjetër kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, bëri të ditur se duke u bazuar në ligjet e Kosovës, domosdo është e përcaktuar edhe rrezikshmëria në vendin e punës. Por, ai shton se sektori për mbrojtje dhe siguri në punë, nuk është duke e kryer punën ashtu si duhet dhe disa klinika e gëzojnë këtë të drejtë, derisa të tjerat jo.
“Ekziston një sektor për siguri dhe mbrojtje në punë, e që nuk është duke e bërë punën, të cilën e ka për obligim. Secili profesion i ka specifikat e veta dhe bazuar në këtë, kemi nxjerrë kontratën kolektive sektoriale ku janë të përcaktuara grupet, të cilat i nënshtrohen rrezikshmërisë në punë. Pra, kemi problem në implementimin e ligjit për shkak të neglizhencës, derisa ne, si sindikatë, do t’i ndërmarrim hapat juridikë dhe menaxherët e klinikave që nuk e respektojnë këtë, do të paraqiten në bazë të akteve juridike”.
"Realisht, në shëndetësi janë të rrezikuar qoftë nga kontaminimet fizike deri tek ato psikike, por për fat të keq Kontrata kolektive nuk zbatohet si duhet dhe si të tillë, punëtorët shëndetësorë nuk i gëzojnë benefitet sa i përket rrezikshmërisë në punë", thotë Syla.
Ndërkaq, drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimimit, Nehat Baftiu, thotë se në klinikën ku ai punon, kryesisht në sallat e operacionit, të gjitha barnat që përdoren aty për pacientë, lirojnë gazra, të cilat, sipas tij, i thithin mjekët përmes ambientit, derisa shton se ato gazra të liruara i dëmtojnë të gjitha organet vitale, marrë parasysh se anesteziologët marrin pjesë në tri - katër operacione në ditë.
"Ne punojmë në salla operative dhe aparaturat aty lirojnë gazra si hallotani, serofllorani izofllorani, pra ilaçe që rrezikojnë shëndetin. Ato japin efekte anësore, pra dëmtojnë mëlçinë, organet vitale të organizmit dhe gjithmonë kemi kërkuar që të jemi në kuadër të klinikave që pësojnë rrezikshmëri në punë".
"Janë disa klinika që janë të rrezikuara prej materieve që punojmë, pra prej barnave të gazta e që avullojnë në ambientin e sallës. Pacienti që i merr ilaçet përmes respiratorit, ne i marrim në ambient dhe nëse i bëjmë 3 deri 4 operacione në ditë, na e dëmtojnë organizmin", thekson Baftiu. 
Së fundmi edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës ka kërkuar zbatimin e Ligjit për respektimin e rrezikshmërisë në punë. Oda e Stomatologëve ka kërkuar zbatimin e plotë të Ligjit të punës, rrjedhimisht edhe respektimin e Kontratës kolektive që përcakton saktësisht deri në 30 orë punë brenda javës dhe 30 ditë pushim vjetor.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit