Skip to main content

Tri vjet pa specializime në shëndetësi


Ka tri vjet që Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë. Prej asaj kohe asnjë specializim nuk është ndarë për mjekë, thonë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës.
Drejtori i Departamentit për informim në këtë ministri, Faik Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se arsyeja pse deri tash nuk ka pasur konkurs për specializime, është se ka qenë në proces një plan i resurseve humane në shëndetësi, i cili do të bëjë një skanim të gjendjes sa u përket mjekëve, infermierëve dhe profileve tjera në tërë sistemin shëndetësorë.
“Konkursi i fundit për specializime i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka qenë në vitin 2017. Kjo pasi në proces që kishte filluar në vitin 2016 ishin pranuar në specializim edhe kandidatë për mjekësi familjare, derisa paraprakisht ishin pranuar edhe profile të tjera në shkollim specialistik”.
“Gjithashtu është në proces edhe udhëzimi administrativ për shkollimin specialistik dhe Ministria e Shëndetësisë, pasi ta miratojë këtë udhëzim dhe ta merr vesh shumën definitive të buxhetit për vitin 2020, do të vendosë edhe për konkurset e radhës për shkollim specialistik”, tha Hoti.
Nga muaji maj i vitit 2018, rreth një mijë specializantë në Kosovë kishin filluar të paguheshin në formë page. Kjo ishte mundësuar përmes një plotësim-ndryshimi të Udhëzimit Administrativ për shkollim specialistik, të nënshkruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, me të cilin mundësohej që specializantët vullnetarë të futeshin në specializim me pagesë.
Paga e specializantëve aktualisht është rreth 600 euro në muaj, aq sa paguhet edhe një specialist për punën që kryen.
Por, jo të gjithë specializantët paguhen. Aktualisht, sipas të dhënave të MSH-së, janë në proces të specializimit 414 specializantë, prej tyre 72 paguhen me paga të rregullta, ndërkaq 209 paguhen nga subvencionet.
Të tjerët janë vullnetarë, të cilët janë mjekë në specializim nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të cilët ende nuk kanë arritur të futen në paga të rregullta.
Në anën tjetër, Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve bëri të ditur se në Kosovë janë rreth 600 mjekë të papunë dhe pa specializime dhe, siç thotë ai, ata presin të dalin jashtë vendit pikërisht për shkak të mundësisë së specializimit dhe punësimit.
“Ka një vit që kemi filluar bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë të bëjmë një udhëzim të ri administrativ bazuar në ligjin aktual, ku do të dilnin edhe kompetencat nga Oda, pasi Oda është mbikëqyrëse, pra mbikëqyrë anën profesionale të specializimeve dhe ne nuk kemi arritur qe sa vjet ta bëjmë këtë”, tha Sejdiu.
Ai përmend fushat se ku ka nevojë më së shumti për specializime.
“Fushat që kanë më së shumti nevojë për specializantë janë, ajo e anesteziologjisë, pasi duhet ndjekur trendin e kirurgëve, kjo për shkak se kot dalin kirurgë, kur nuk ka anesteziologë të mjaftueshëm sepse ata janë pjesë e ekipit. Pastaj, kardiokirurgjia, kardiologjia invazive, oftalmologji, otorinolaringologjia e shumë të tjera, por edhe degë specifike për të cilat duhet një analizë më e thellë”, shtoi Sejdiu.
Sistemi publik shëndetësorë, sipas profesionistëve të fushës, ka nevojë edhe për 5 mijë mjekë të rinj, pasi që në pothuajse çdo lëmi ka mungesë mjekësh dhe për pasojë në disa spitale regjionale tashmë janë mbyllur disa klinika, pikërisht për shkak të mungesës së stafit mjekësorë./REL
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Vakitë në QKUK

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Alarmante: 60 mjekë specialistë janë të papunë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Vakitë në QKUK

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendos lidhur me konkursin kontravers për Profesor Asistent

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit